Zgjedhjet në Francë, Makron dhe Le Pen do përballen në raundin e dytë
Qytetarët francezë iu drejtuan të dielën kutive të votimit për të votuar në raundin e parë zgjedhjeve presidenciale, ku u konfirmuan dy kandidatët të cilët do të përballen në raundin e dytë.
Presidenti Emanuel Makron dhe Marin Le Pen do të jenë dy kandidatët të cilët do të përballen në raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale në Francë, një përsëritje e zgjedhjeve të 2017-s, ku Makron arriti të fitonte ndaj politikanës se ekstremit të djathtë.
Qendrat e votimit u mbyllën në orën 18:00, ndërsa në qytetet e mëdha si Parisi dhe Marseja ato u mbajtën hapur edhe më gjatë.
Pjesëmarrja në këto votime ishte rreth 65%, më e ulëta kjo që nga viti 2002.
Makron konsiderohet favorit për të fituar një mandate të dytë, por sipas rezulateteve të raundit të parë rivalja e tij, Marin Le Pen, ka ngushtuar epërsinë dhe të dy mund të kenë një përballje të fortë në balotazhin e 24 prillit.
LEXONI GJITHASHTU:
Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
SHBA tërheq trupat nga Lituania
Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta