Zgjedhjet në Izrael, kryeson partia e kryeministrit Netanyahu, por nuk formon e vetme qeverinë
Edhe zgjedhjet e së martës në Izrael, të katërtat në dy vite, dështuan të prodhojnë një fitues të sigurt e të vetëm për të formuar qeverinë. Por kjo nuk e ndali asapk Kryeministrin Benjamin Netanyahu t’i përshkruajë këto zgjedhje si një sukses.
Rezultatet e para tregojnë se partia e tij Likud dhe aleatët kryesojnë, por pa arritur të sigurojnë 61 vende në parlament të nevojshme për të formuar një qeveri.
“Sonte kemi arritur një rezultat të pabesueshëm. Ne arritëm që partia Likud të jetë partia më e madhe në Izrael, me një diferencë shumë të madhe,” – tha Benjamin Netanyahu, kryeministër i Izraelit.
Ndërsa lideri i opozitës kryesore Yair Lapid, partia e të cilit projektohet të dalë e dyta, u shpreh se ishte krenar për arritjet e forcës së tij politike.
“Mendoj se kemi një arsye të mirë për të qënë krenar, mënyrën se si e kemi menaxhuar veten dhe madje edhe një arsye më të madhe për rezultatin që arritëm. Për momentin, Netanyahu nuk ka 61 vende, por blloku i ndryshimeve ka,” – u shpreh Lapid lider i opozitës.
Këto zgjedhje u panë si një referendum për Netanyahu i cili pretendon se ka luajtur një rol të rëndësishëm në procesin e suksesshëm të vaksinimit në vend e po ashtu sepse arriti të bëjë paqe me disa shtete arabe. Por Izrali është më i përçarë se kurrë, duke lënë një sërë partish të vogla të dominojnë në parlament.
Rezultati tregon një zhvendosje të vazhdueshme në të djathtë të sinjalizuar nga shfaqja e fortë e një partie ultranacionaliste fetare anti-arabe. E nëse negociatat për të formuar një qeveri dështojnë përsëri, vendi shkon sërish në zgjedhje.
Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 10:55 Mbërrin me helikopter te Trauma efektivi i plagosur gjatë operacionit në Maliq
- 10:53 Zbulohet një kompleks termal romak në Lushnje
- 10:45 Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)
- 10:30 Kuvendi mban një minutë heshtje për efektin e policisë të vrarë në krye të detyrës në Maliq (VIDEO)
- 10:27 LIVE- Plumba mbi policinë, vritet efektivi në krye të detyrës, plagoset kolegu i tij.
- 09:59 Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset