Zgjedhjet në SHBA, gazetari Lumaj: Nuk lejohet një fitore e pandershme me manipulime të botës së tretë.
Në një intervistë për Euronews Albania, gazetari Valentin Lumaj tregoi se ç’po ndodh në Miçigan, aty ku Trump do të zhvillojë një betejë ligjore për procesin zgjedhor.
Lumaj tregoi se përfaqësues të fushatës së Trump ka evidentuar parregullsi dhe këtë do e ndjekin në mënyrë ligjore.
“Deri nga ora 3-4 e mëngjesit ditën e djeshme, presidenti Trump kishte një avantazh të theksuar jo vetëm në Miçigan por edhe në shtete të tjera. Diçka ka ndodhur gjatë natës dhe në mëngjes, me një surprizë të madhe kemi parë që rezultati është përmbysur.
Në versionin tim është se Biden ndoshta po përdor të gjitha metodat, ndoshta jo ligjore ose të fshehta për të ndikuar rezultatin e zgjedhjeve,” – u shpreh Lumaj.
Gazetari theksoi se ndër problemet më serioze përveç të tjerave është se në Miçigan ka 120 mijë vota më shumë se votues.
“Nuk lejohet një fitore e pandershme me manipulime të botës së tretë. Jemi në Amerikë ku demokracia është në standartet më të larta dhe shteti ligjor funksionon plotësisht,” – përfundoi gazetari Lumaj.
Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
SHBA tërheq trupat nga Lituania
Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta