Zgjedhjet në SHBA, Trump: Fituesi mund të mos shpallet për muaj me radhë

26 Shtator 2020 | 08:44

Presidenti Donald Trump deklaroi të premten se amerikanët mund të mos e njohin fituesin e zgjedhjeve të nëntorit për muaj me radhë për shkak të përplasjeve mbi votimet me postë, duke rritur kritikat mbi metodën e votimit që mund të përdoret nga gjysma e votuesve amerikanë këtë vit.

Ekspertët e zgjedhjeve kanë deklaruar se kjo mënyrë mund të kërkojë disa ditë nga 3 nëntori derisa fituesi të merret vesh, pasi zyrtarëve do t’u duhet kohë për të numëruar votat.

Duke folur nga Vrixhinia, Trump tha se do të preferonte të dinte sa më shpejt nëse ishte fitues apo i humbur, sesa të priste për mbërritjen e votave me postë në destinacion.

“Është një katastrofë që pritet të ndodhë. Dhe më mirë se kushdo tjetër këtë e dinë demokratët. Ata e dinë që do të ndodhë dhe duan që të ndodhë sepse dëshirojnë ta kalojnë çështjen në sistemin e drejtësisë. Ndaj, sikurse e kam thënë, nuk do ta dëgjoni emrin e fituesit atë natë. Ka fare pak gjasa që ta dëgjoni,” – u shpreh Trump.

Një vendim i gjykatës i marrë këtë muaj ka lejuar zyrtarët në shtete si Miçigani, Pensilvania, Uiskonsin dhe Karolina e Veriut që të numërojnë votat që mbërrijnë pas 3 nëntorit, përsa kohë ato janë dërguar ditën e zgjedhjeve.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM

Ministri i Jashtëm i Italisë Antonio Tajani tha të martën se Shtetet e Bashkuara janë vendi i pozicionuar më së miri për të ushtruar presion...
22:35 | 03/06/2026

SHBA tërheq trupat nga Lituania

Shtetet e Bashkuara kanë nisur tërheqjen e më shumë se 1 mijë ushtarëve amerikanë dhe pajisjeve ushtarake nga Lituania pas përfundimit të një periudhe dislokimi...
22:33 | 03/06/2026

Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta

Irani thotë se marina e saj shënjestroi një anije detare amerikane që strehonte një “qendër komande dhe kontrolli” ndërsa ajo po i afrohej ujërave territoriale...
22:27 | 03/06/2026