Zgjedhjet presidenciale në SHBA, Trump dhe Biden kritika njëri-tjetrit në shtetet e cilësuara si ‘fushëbeteja’

14 Tetor 2020 | 05:24

Kur na ndajnë thuajse tri javë nga zgjedhjet presidenciale, dy kandidatët në garë për Shtëpinë e Bardhë janë duke u përpjekur të sigurojnë mbështetës në ato shtetet të cilat cilësohen si fushëbeteja, sikundër Florida, Ohajo apo Pensilvania.

Gjatë takimit në Pensilvani, Donald Trump i cili është duke kërkuar një mandat të dytë, e përqendroi fjalimin e tij duke kritikuar rivalin demokrat, të cilin e cilësoi një djalë të keq.

“Partia Demokratike e urren fraksionimin. Ata e urrejnë qymyrin, urrejnë prodhimin e energjisë në familje. Dhe Biden do t’ju mbyllë. Ai dëshiron t’ju mbyllë, ashtu si guvernatori ju ka mbyllur deri tani.

Dhe nëse ata fitojnë, demokratët do të mbushin Gjykatën e Lartë me drejtorë radikalë të majtë të cilët do të copëtojnë amendamentin e dytë – ju mund të harroni armët – do të fuqizohen turmat e dhunshme dhe mbrojnë kriminelët vdekjeprurës dhe terroristët.

Për të mbrojtur kushtetutën tonë nga kjo çmenduri, unë me krenari emërova gjyqtaren Amy Coney Barrett”, tha kreu i Shtëpisë së Bardhë.

Ndonëse ka pak ditë që ka dalë nga spitali pasi ishte infektuar me COVID-19, kreu i Shtëpisë së Bardhë u shpreh para mbështetës se ndihej si ‘Superman’.

Ndërsa ndalesa e radhës e Joe Biden ishte Florida, ku gjatë takimit me votuesit më të moshuar kritikoi Trump për mënyrën se si ka menaxhuar situatën nga COVID-19.

“Një ditë para se të kalonim pragun e 200.000 vdekjeve – mund ta mbani mend këtë – presidenti ishte në një tubim dhe këmbënguli që virusi nuk prek praktikisht askënd, vetëm të moshuarit me zemër dhe probleme të tjera. Për kë flet ai kur thotë se kjo nuk ndikon praktikisht tek askush? Ai po fliste për të moshuarit e Amerikës.

Ai po fliste për ju. Me Donald Trump është e thjeshtë. Ju nuk jeni praktikisht askush. Kështu i sheh ai të moshuarit. Nuk është për t’u habitur”, tha kandidati demokrat për president.

Florida është edhe një herë një fushëbeteje në garën presidenciale të 3 nëntorit, pasi Biden ka një epërsi të qëndrueshme në sondazhet e opinionit kombëtar. Sipas sondazhit të Reuters/Ipsos, nga 29 shtator deri më 6 tetor, Biden udhëheq ndaj Trumpit në Florida 49% me 45%.

Një fitore e Biden në Florida do të rrezikonte seriozisht shanset e presidentit për rizgjedhje dhe sondazhet më të fundit tregojnë se demokratët janë përpara me grupet kryesore, veçanërisht të moshuarit.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM

Ministri i Jashtëm i Italisë Antonio Tajani tha të martën se Shtetet e Bashkuara janë vendi i pozicionuar më së miri për të ushtruar presion...
22:35 | 03/06/2026

SHBA tërheq trupat nga Lituania

Shtetet e Bashkuara kanë nisur tërheqjen e më shumë se 1 mijë ushtarëve amerikanë dhe pajisjeve ushtarake nga Lituania pas përfundimit të një periudhe dislokimi...
22:33 | 03/06/2026

Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta

Irani thotë se marina e saj shënjestroi një anije detare amerikane që strehonte një “qendër komande dhe kontrolli” ndërsa ajo po i afrohej ujërave territoriale...
22:27 | 03/06/2026