Zgjedhjet rajonale në Francë dështim i të djathtës ekstreme, por edhe rënie në mbështetjen për Macron
Partia e së djathtës ekstreme në Francë, e drejtuar nga Marine Le Pen dështoi të fitojë një rajon të vetëm në raundin e dytë të zgjedhjeve rajonale, të cilat u zhvilluan gjatë ditës së diel.
Provence-Alpes-Côte d’Azur ishte shënjestër e partisë së Marine Le Pen, por sondazhet sugjerojnë se kandidati i saj humbi ndaj republikanëve të qendrës së djathtë.
Zgjedhjet, në të cilat pati një pjesëmarrje rekord të ulët prej më pak se 30% votuesish, sollën gjithashtu zhgënjim për presidentin Emmanuel Macron.
Partia e tij e qendrës, La République En Marche (LREM), po ashtu nuk arriti të fitonte kontrollin e ndonjë rajoni.
Ishte hera e parë që partia e presidentit Macron merr pjesë në zgjedhjet rajonale, pasi ende nuk ishte krijuar në zgjedhjet e 2015.
Partitë tradicionale të majta dhe të djathta, socialistët dhe republikanët, arritën të mbajnë pushtetin në një numër të rajoneve të Francës.
Shumë janë të shqetësuar se pjesëmarrja rekord e ulët sinjalizon një krizë në sistemin demokratik të Francës, me “apatinë” elektorale më të lartë në të gjitha kohërat.
Zgjedhjet rajonale u cilësuan edhe një test, pasi pritet të tregojnë prirjen për zgjedhjet presidenciale, të cilat zhvillohen vitin e ardhshëm.
LEXONI GJITHASHTU:
Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari
Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit
Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta