Zgjedhjet rajonale në Francë test për Macron, sondazhet nxjerrin favoritë ekstremistët e Le Pen

20 Qershor 2021 | 16:00

Qytetarët francezë u drejtohen qendrave të votimit për zgjedhjet rajonale, ku partia e ekstremit të djathtë mund të mos arrijë rezultatet e vitit 2015, por do të mbetet gjithsesi një konkurrente e fortë në rajonet kyçe, ku një fitore eventuale mund të rrisë shanset për zgjedhjet presidenciale të vitit të ardhshëm.

Për shkak të pandemisë, dy raundet zgjedhore që do të mbahen më 20 dhe 27 qershor do të përcaktojnë liderët e 13 rajoneve të Francës, që aktualisht drejtohen nga partitë e djathta, të qendrës dhe ato të majta.

Sondazhet nxjerrin favorite të djathtën ekstreme të Marine Le Pen në jug, në veri dhe në lindje të vendit.

Nga ana tjetër, partia e presidentit Emmanuel Macron rezulton shumë e dobët në sondazhe dhe ka gjasa që të shkojë drejt dështimit.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari

Presidenti francez, Emmanuel Macron vlerësoi sot fillimin e një “epoke të re” për Hungarinë dhe Evropën, gjatë pritjes në Pallatin Elysee, të kryeministrit të ri...
22:21 | 03/06/2026

Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit

Pas tre orësh, Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara përfundoi votimin për të zgjedhur pesë anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit për mandatin 2027-2028....
20:43 | 03/06/2026

Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë

Rreth 90 shtetas të Serbisë janë dëbuar nga aeroporti i Tivatit dhe u është ndaluar hyrja në Mal të Zi, pasi konsiderohen “rrezik për sigurinë”,...
19:15 | 03/06/2026