Zgjedhjet rajonale në Francë, votohet për balotazhin, Le Pen dhe Macron shpresojnë fitoren

27 Qershor 2021 | 11:59

Në Francë po votohet për balotazhin e zgjedhjeve rajonale, që mund të ndryshojnë balancën mes partive politike, që synojnë presidencën në garën e vitit të ardhshëm.

Në Paris, qendrat zgjedhore u hapën në 06:00 të mëngjesit me orën lokale dhe zgjedhësit nuk vonuan të hidhnin votën e tyre.

Të dielën e kaluar, raundi i parë i zgjedhjeve rezultoi i vështirë për presidentin Emmanuel Macron, partia e të cilit ka gjasa të mos fitojë asnjë nga 13 rajonet e Francës, si dhe zhgënjyese për kryetaren e ekstremit të djathtë, Marine Le Pen.

Përballë një abstenimi masiv, partia e Le Pen doli e para vetëm në një rajon, atë të Provencës, në jug-lindje të Francës, ndryshe nga sondazhet që e parashikonin atë në krye të 6 rajoneve.

Në vend të tyre, konservatorët e qendrës së djathtë, që dolën të copëtuar nga Macron në zgjedhjet presidenciale dhe legjislative të 2017-s, shënuan një kthim të papritur.

Tre nga anëtarët kryesorë të saj, ish-ministra dhe aktualisht në krye të disa prej rajoneve më të populluara të Francës, po garojnë për t’u rizgjedhur këtë të diel, me shpresën se fitorja do të stimulojë fitoren e tyre në presidencialet e 2022-shit.

Nga ana e saj, partia e Le Pen shpreson ende të fitojë rajonin që përfshin qytetet e Marsejës dhe Nisës.

I zgjedhuri i saj fitoi të dielën e kaluar me një diferencë të ngushtë votash, që i çoi drejt balotazhit. Fitorja do t’i jepte Le Pen avantazh dhe një platformë për të sfiduar Macron.

 

LEXONI GJITHASHTU:

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari

Presidenti francez, Emmanuel Macron vlerësoi sot fillimin e një “epoke të re” për Hungarinë dhe Evropën, gjatë pritjes në Pallatin Elysee, të kryeministrit të ri...
22:21 | 03/06/2026

Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit

Pas tre orësh, Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara përfundoi votimin për të zgjedhur pesë anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit për mandatin 2027-2028....
20:43 | 03/06/2026

Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë

Rreth 90 shtetas të Serbisë janë dëbuar nga aeroporti i Tivatit dhe u është ndaluar hyrja në Mal të Zi, pasi konsiderohen “rrezik për sigurinë”,...
19:15 | 03/06/2026