Zgjedhjet rajonale test për Merkel, CDU dhe CSU akoma pa një marrëveshje për kandidatin zyrtar

14 Mars 2021 | 16:10

Zgjedhjet në dy lande gjermane këtë të diele përbëjnë një test të vështirë për partinë e kancelares Angela Merkel, gjashtë muaj përpara zgjedhjeve të përgjithshme, të cilat do të përcaktojnë dhe se kush do të jetë pasardhësi i saj. Zgjedhjet e përgjithshme parlamentare do të mbahen më 26 shtator .

Sondazhet e deritanishme flasin për rezultate të dobëta për partinë e qendrës së djathtë të Merkelit, Bashkimin Demokristian. Përveç pakënaqësisë me shkallën e ulët të vaksinimit dhe me kufizimet akoma në fuqi të koronavirusit, partia e  Merkelit është goditur dhe nga skandali që dy deputetë të saj kanë përfituar nga tenderat për maska në fillim të pandemisë së koronavirusit.

Këto zgjedhje janë një test edhe për liderin e ri të CDU-së Armin Laschet, i cili u zgjodh gjatë muajit janar.

Laschet ka theksuar që këto zgjedhje rajonale nuk mund të krahasohen me zgjedhjet e përgjithshme, dhe rezultati nuk do të ndikojë stabilitetin e lidershipit të tij. Megjithatë rezultatet e dobëta mund të sjellin shumë pikëpyetje për shpresat e tij për të pasuar Merkelin në shtator.

Ndërkohë Laschet ka lënë të kuptojë që ai dhe Markus Soeder, lideri i CSU-së dhe guvernatori i Bavarisë, do të vendosin në prill ose në maj se kush do të jetë kandidati i qendrës së djathtë që do të zëvendësojë Merkel-in. Soeder nga ana tjetër ka forcuar pozitat e tij gjatë pandemisë.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM

Ministri i Jashtëm i Italisë Antonio Tajani tha të martën se Shtetet e Bashkuara janë vendi i pozicionuar më së miri për të ushtruar presion...
22:35 | 03/06/2026

SHBA tërheq trupat nga Lituania

Shtetet e Bashkuara kanë nisur tërheqjen e më shumë se 1 mijë ushtarëve amerikanë dhe pajisjeve ushtarake nga Lituania pas përfundimit të një periudhe dislokimi...
22:33 | 03/06/2026

Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta

Irani thotë se marina e saj shënjestroi një anije detare amerikane që strehonte një “qendër komande dhe kontrolli” ndërsa ajo po i afrohej ujërave territoriale...
22:27 | 03/06/2026