Parlamenti grek u mblodh ditën e martë, me kërkesë të ministrit të Jashtëm, Nikos Dendias, për të diskutuar mbi projektligjin për zgjerimin e ujërave territoriale.
Gjatë diskutimeve bisedimeve të zhvilluara në Komisionet e Punëve të Jashtme dhe Sigurisë Kombëtare, ministri Dendias sqaroi se drafti përcakton perimetrin e zonës bregdetare në detin Jon dhe ishujt e tij, deri në Kepin e Tainaros, në Peloponez, të zgjeruar nga 6 në 12 milje detare.
“Kjo do të zgjerojë zonën e sovranitetit tonë kombëtar me 10 mijë e 79 kilometra katrorë dhe nëse merret parasysh zona e krijuar me ligj, që parashikon mbylljen e gjireve detare, ajo kalon në 13 mijë kilometra katrorë”, sqaroi Dendias.
Shefi i diplomacisë helene e cilësoi procesin e zgjerimit një të drejtë të patjetërsueshme të shtetit grek.
E pranishme, ish-ministrja e Jashtme Dora Bakoyannis e cilësoi debatin në Parlament të një “domethënieje historike” për vendin. Sidoqoftë, ajo shprehu qëndrimin e saj kundër organizimit të tij. Projektligji, që përmban 5 nene, do të votohet në Parlament më 19 janar.