Zgjidhet parlamenti i parë në Evropë me shumicë gra dhe vajza

26 Shtator 2021 | 17:31

Islanda ka shkruar historinë duke u bërë vendi i parë në Evropë që zgjedh një parlament me shumicë gra dhe vajza.

Sipas projeksioneve, 33 nga 63 vendet ose 52% në parlament janë fituar nga gratë. Ky rezultat është 9 vende më shumë krahasuar me zgjedhjet e 2017.

Deri tani asnjë vend evropian nuk ka arritur 50%, ku Suedia është afruar me 47%. Ndryshe nga disa vende përfshirë dhe Shqipërinë, Islanda nuk ka një kuotë për përcaktuar për gratë dhe vajzat në parlament.

Islanda konsiderohet prej kohësh vend lider për barazinë gjinore, duke u renditur për të dymbëdhjetin vit e para në renditjen e Forumit Botëror Ekonomik për barazinë gjinore.

Vendi ofron leje lindje si për nënën ashtu edhe për babanë dhe ligji i parë i saj për barazinë në paga është miratuar në 1961.

Islanda gjithashtu në vitin 1980 u vë vendi i parë në botë që zgjedh një presidente grua.

Një prej deputeteve të zgjedhura është Lenya Run Taha Karim, 21 vjeçe nga partia opozitare Partia e Piratëve.

Ajo është emigrante kurde dhe babai i saj emigroi në Islandë në vitin 1993. Pasi nisi shkollën familja e saj u kthye në Kurdistan për tre vite në 2013. Aktualisht ajo studion Drejtësi.

Partitë të tilla që gjenden në shumë vende të botës mbështesin të drejtat civile dhe një demokraci direkte, të drejtat e autorit dhe patentat.

Zgjedhjet u fituan nga kryeministrja, Katrin Jakobsdottir, e cila ka rritur më tej shumicën në parlament.

Aktualisht janë pesë vende të tjera në botë që kanë shumicë gra dh vajza; Ruanda me 61.3%, Kuba 53.4%, Nikaragua 50.5% Meksika dhe Emiratet e Bashkuar Arabe me 50%.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari

Presidenti francez, Emmanuel Macron vlerësoi sot fillimin e një “epoke të re” për Hungarinë dhe Evropën, gjatë pritjes në Pallatin Elysee, të kryeministrit të ri...
22:21 | 03/06/2026

Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit

Pas tre orësh, Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara përfundoi votimin për të zgjedhur pesë anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit për mandatin 2027-2028....
20:43 | 03/06/2026

Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë

Rreth 90 shtetas të Serbisë janë dëbuar nga aeroporti i Tivatit dhe u është ndaluar hyrja në Mal të Zi, pasi konsiderohen “rrezik për sigurinë”,...
19:15 | 03/06/2026