Zhduken 7 futbollistë të Kombëtares së Eritresë

9 Prill 2026 | 10:45

Shtatë futbollistë eritreanë janë zhdukur pas një ndeshjeje kualifikuese për Kupën e Kombeve të Afrikës 2027 në qytetin Lobamba, Eswatini (ish-Svaziland), tha një zyrtar nga Konfederata e Futbollit Afrikan (CAF) për agjencinë franceze të lajmeve (AFP).

“Ky incident është një… mister. Eritrea mundi Esëatinin më 31 mars në Lobamba dhe askush nuk e di me siguri se çfarë ndodhi më pas”, tha zyrtari, i cili dëshiroi të mbetej anonim, dhe vazhdoi:

“Ne besojmë se të gjithë lojtarët u nisën nga Eswatini për në Afrikën e Jugut (ku skuadra ndaloi gjatë rrugës së kthimit nëpërmjet Egjiptit). Por kur delegacioni mbërriti në Kajro, mungonin shtatë lojtarë.” Dhe kjo pas fitores 2-1 jashtë fushe për t’u kualifikuar.

Mungesa e shtatë lojtarëve u konfirmua edhe nga trajneri federal i Eritresë, Hesham Yakan, i cili është egjiptian.

Një anëtar i komunitetit eritrean në Afrikën e Jugut i tha AFP-së se kishte parë disa nga lojtarët e zhdukur në Johannesburg, por nuk pranoi të jepte informacione të mëtejshme, duke përmendur shqetësime për sigurinë e tyre. 

Kombet e Bashkuara vlerësojnë se gjatë 20 viteve të fundit, afërsisht 80 eritreanë të përfshirë në futboll (lojtarë, trajnerë, zyrtarë) kanë dezertuar gjatë ndeshjeve të zhvilluara jashtë vendit.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM

Ministri i Jashtëm i Italisë Antonio Tajani tha të martën se Shtetet e Bashkuara janë vendi i pozicionuar më së miri për të ushtruar presion...
22:35 | 03/06/2026

SHBA tërheq trupat nga Lituania

Shtetet e Bashkuara kanë nisur tërheqjen e më shumë se 1 mijë ushtarëve amerikanë dhe pajisjeve ushtarake nga Lituania pas përfundimit të një periudhe dislokimi...
22:33 | 03/06/2026

Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta

Irani thotë se marina e saj shënjestroi një anije detare amerikane që strehonte një “qendër komande dhe kontrolli” ndërsa ajo po i afrohej ujërave territoriale...
22:27 | 03/06/2026