Zhduket avioni me 28 persona në Rusinë Lindore

6 Korrik 2021 | 09:16

Në Rusinë Lindore janë humbur të gjitha kontaktet me një avion i cili kishte 28 pasagjerë në bord. Lajmi u bë i ditur ditën e sotme nga agjencitë ruse të lajmeve.

Avioni “AN-26” po fluturonte nga Petropavlovsk-Kamchatsky për në Palana, në gadishullin Kamchatka, në momentin kur ndaloi së dërguari sinjale.

Midis 28 personave në bord, ishin gjashtë anëtarë të ekuipazhit dhe një ose dy fëmijë, informuan agjencitë.

Dy helikopterë janë vënë në dispozicion për të kërkuar avionin, për të cilin burime të ndryshme thonë se mund të ketë rënë në det ose të jetë përplasur në tokë, afër një miniere qymyri pranë Palanasë.

Në Rusi ka pasur edhe raste të tjera ku janë hasur probleme teknike tek avionët. Aksidenti i fundit i rëndë ndodhi në maj të vitit 2019, kur një avion “Sukhoi Superjet” që i përkiste linjës ajrore kombëtare “Aeroflot”, u detyrua të zbriste dhe mori flakë në pistën e një aeroporti të Moskës, duke lënë 41 persona të vdekur.

Në shkurt të vitit 2018, një “Saratov Airlines AN-148” u rrëzua pak pasi u ngrit në ajër pranë Moskës, duke vrarë të 71 personat që ishin në bord. Nga hetimet u konkludua se aksidenti ndodhi për shkak të një gabimi njerëzor dhe jo nga ndonjë problem teknik i avionit.

Një fakt që vlen të përmendet është se transporti ajror në zonat e thella të Arktikut dhe Lindjes së Largët, shpesh herë i nënshtrohet kushteve të vështira të fluturimit.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM

Ministri i Jashtëm i Italisë Antonio Tajani tha të martën se Shtetet e Bashkuara janë vendi i pozicionuar më së miri për të ushtruar presion...
22:35 | 03/06/2026

SHBA tërheq trupat nga Lituania

Shtetet e Bashkuara kanë nisur tërheqjen e më shumë se 1 mijë ushtarëve amerikanë dhe pajisjeve ushtarake nga Lituania pas përfundimit të një periudhe dislokimi...
22:33 | 03/06/2026

Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta

Irani thotë se marina e saj shënjestroi një anije detare amerikane që strehonte një “qendër komande dhe kontrolli” ndërsa ajo po i afrohej ujërave territoriale...
22:27 | 03/06/2026