Zhdukja e kujtesës nacional-socialiste, shtëpia ku lindi Hitleri kthehet në stacion policie 

3 Qershor 2020 | 05:47

“Shtëpia e Hitlerit”, e cila viteve të fundit ngriti shqetësime se mund të shndërrohet në një simbol për simpatizantët e nazizmit pasi filloi të hasë në interesim të madh nga ana e tyre do të kthehet në një stacion policie.

Mbas debateve të nxehta që kanë zgjatur prej vitesh mbi fatin e godinës, është vendosur që shtëpia ku lindi diktatori nazist Adolf Hitleri do të shndërrohet në një stacion policie.

Shteti i Austrisë që zotëron këtë pronë ka ftuar arkitektët të paraqesin plane për një ridizajnim të ndërtesës që do të strehojë zyrat e forcave të policisë lokale.

Vendimi për të kthyer ndërtesën në zyra për policinë në mënyrë që “kurrë më të mos evokohet kujtesa e nacional-socializmit”.

Arkitektë nga e gjithë Bashkimi Evropian ishin të ftuar të merrnin pjesë dhe ndër projektet e paraqitura disa e kthenin shtëpinë në një monument.

Megjithëse Hitleri lindi në Braunau të Austrisë në 1889 dhe kur mori pushtetin u mirëprit nga austriakët, autoritetet e këtij shteti vazhdojnë të pretendojnë se ishin viktima e parë e nazizmit, pasi ishte aneksuar nga Gjermania e Hitlerit në 1938.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM

Ministri i Jashtëm i Italisë Antonio Tajani tha të martën se Shtetet e Bashkuara janë vendi i pozicionuar më së miri për të ushtruar presion...
22:35 | 03/06/2026

SHBA tërheq trupat nga Lituania

Shtetet e Bashkuara kanë nisur tërheqjen e më shumë se 1 mijë ushtarëve amerikanë dhe pajisjeve ushtarake nga Lituania pas përfundimit të një periudhe dislokimi...
22:33 | 03/06/2026

Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta

Irani thotë se marina e saj shënjestroi një anije detare amerikane që strehonte një “qendër komande dhe kontrolli” ndërsa ajo po i afrohej ujërave territoriale...
22:27 | 03/06/2026