Zi për viktimat në Oslo, apeli i familjes mbretërore: Të mbrojmë vlerat tona
Njerëz të shumtë në Oslo vendosën buqeta me lule dhe flamurin me ylber, si dhe mbajtën zi për viktimat e sulmit të së shtunës ndaj një lokali të frekuentuar nga komuniteti LGBT.
Të pranishëm në homazhe ishin edhe përfaqësues të familjes mbretërore, të cilën bënë thirrje për mbrojtjen e të drejtave të qytetarëve dhe vlerave.
“Është me rëndësi të mbrojmë atë që jemi. Që Norvegjia është një vend ku lejohet të dashurosh atë që do dhe të jesh me atë që do. Është e rëndësishme ta theksojmë edhe sot, se duhet të ngrihemi për të drejtat dhe vlerat tona”, tha Haakon, princi i kurorës në Norvegji.
Një 42-vjeçar u arrestua dhe u akuzua për vrasje, tentativë vrasjeje dhe sulm terrorist pasi hapi zjarr të shtunën në qendër të kryeqytetit norvegjez.
Dy persona humbën jetën dhe 21 të tjerë u plagosën, në atë që policia e quajti një “akt të terrorizmit islamik”.
LEXONI GJITHASHTU:
Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari
Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit
Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta