Zjarret në Kaliforni, shkrumbohen vreshtat e verës
Zjarri i fuqishëm që ka përfshirë Luginën Napa, në Kaliforni, e njohur për prodhimin e verës, ka katërfishuar përmasat duke përfshirë rreth 4.500 hektarë tokë dhe duke detyruar disa mijëra banorë që të braktisin shtëpitë e tyre.
Flakët u ndezën mëngjesin e së dielës në afërsi të lokalitetit Kalistoga, rreth 100 km në veri të San Franciskos dhe u përhapën nga era në zonën e famshme për vreshtat e verës.
Mbi 1 mijë zjarrfikës janë përpjekur për të vënë nën kontroll zjarrin.
Autoritetet i kanë cilësuar flakët një ferr të vërtetë që ka shkaktuar shkatërrime historike në perëndim të Shteteve të Bashkuara. Vetëm në Kaliforni ato kanë shkrumbuar mbi 1.5 milionë hektarë. Ndërkohë, që prej 15 gushtit e deri më sot në të njëjtin shtet janë vrarë 26 persona dhe shkatërruar mbi 7 mijë godina.
Sipas shkencëtarëve, ndryshimet e klimës kanë kontribuuar në rritjen e intensitetit të zjarreve. Në orët e para të së hënës, urdhra të rinj për evakuim u bënë nga autoritetet në kontetë Sonoma dhe Napa, përfshirë pjesë të qyteteve Santa Rosa dhe Santa Helena.
Shërbimi meteorologjik kombëtar ka shpallur alarmin e kuq dhe ka paralajmëruar mungesë lagështirë dhe erëra që do të fryjnë deri në 89 km/orë në disa zona.
Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
SHBA tërheq trupat nga Lituania
Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta