Zvicra anulon fluturimet për arsye sigurie
Fluturimet brenda dhe jashtë Zvicrës janë pezulluar, për shkak të një problemi kompjuterik në shërbimin e kontrollit të trafikut ajror Skyguide.
Aeroporti i Gjenevës tha se fluturimet u ndaluan deri në orën 11:00, por në Zyrih janë ende duke kontrolluar pasagjerët, raporton BBC.
Skyguide deklaroi se një mosfunksionim teknik në orët e para të së mërkurës nënkupton se hapësira ajrore zvicerane duhej të mbyllej për arsye sigurie.
“Teknikët tanë po punojnë pa probleme për të rregulluar defektin”, u shpreh zëdhënësi i Skyguide Vladi Barrosa.
Disa fluturime po devijoheshin për në Milano, në veri të Italisë.
Aeroporti i Gjenevës shpreson të rifillonte fluturimet pak orë më vonë, por mbyllja e hapësirës ajrore ishte “në fuqi deri në njoftimin e mëtejshëm”.
LEXONI GJITHASHTU:
Franca mbyll 3 reaktorë bërthamorë për shkak të valës së të nxehtit
Një zjarr shpërthen në Greqinë qendrore, avionë, helikopterë dhe 105 zjarrfikës janë në terren
Parlamenti spanjoll i bën thirrje Sanchez të japë dorëheqjen për shkak të skandaleve të korrupsionit
- 22:32 Moti i keq, aksident në hyrje të tunelit të Skërficës
- 22:28 Gazetarja: Rama përballë “fëmijëve politikë” të tij, kërkojnë zgjidhje për problemet e krijuara nën qeverisjen e tij
- 22:25 “5 kërkesat nuk mjaftojnë për Shqipërinë e Re”, Manjani: Nuk është zgjidhje, jep dorëheqjen ti të vij unë
- 22:12 “PD të mos flasë në emër të protestës”, Malaj: Partitë politike janë të fundit që duhet të flasin
- 21:58 Rrufeja shkakton zjarr në Dropull, era e fortë rrëzon pemë dhe bllokon rrugën
- 21:57 Aktivisti Goci: Një agjent nuk del me fytyrë të kërkojë dorëheqjen e kryeministrit