Zvicra kalon ligjin e ri kundër antisemitizmit, gjobë dhe ndjekje penale për personat që shfaqin në publik simbole naziste
Zvicra planifikon të ndalojë shfaqjen publike të simboleve naziste, me një projektligj që po diskutohet në parlament që nuk do të zbatohet vetëm për objektet, por edhe për gjestet dhe madje edhe për tatuazhet.Ata që përdorin qëllimisht simbolet naziste, kanë tatuazhe ose bëjnë gjeste siç janë përshëndetjet naziste në publik do të ndëshkohen me një gjobë prej 200 frangash zvicerane. Ndalimi do të zbatohet edhe për platformat dixhitale dhe mediat audiovizuale.
Këshilli Federal argumenton se ndalimi është i nevojshëm për shkak të rritjes së incidenteve antisemite. Megjithatë, parashikohen përjashtime të caktuara për qëllime edukative, shkencore, kulturore dhe gazetareske.
Data e saktë për miratimin e ndalimit nuk është caktuar ende, gjë që konsiderohet thjesht një formalitet, pasi vetë parlamenti i kishte kërkuar qeverisë në vitin 2024 të hartonte projektligjin përkatës. Në të ardhmen, ndalimi do të zgjerohet edhe për simbole të tjera, me përmbajtje raciste ose ekstremiste.
“Simbolet naziste përfaqësojnë një ideologji që përçmon jetën njerëzore dhe është në kundërshtim me vlerat themelore të një shoqërie demokratike dhe liberale. Racizmi dhe antisemitizmi janë të papranueshme në shoqërinë tonë”, theksoi qeveria në deklaratën e saj.
Sot, kodi penal parashikon ndjekjen penale të kujtdo që përdor simbole naziste, raciste dhe ekstremiste për të promovuar një ideologji. Megjithatë, kushdo që shfaq simbole të tilla pa qëllim përhapjen e një ideologjie specifike nuk ndëshkohet.
Shumë vende të tjera në Evropë, si Gjermania, Austria, Belgjika dhe Franca, gjithashtu ndalojnë shfaqjen e simboleve dhe objekteve naziste.
Nuk mjafton lufta në Iran: “Super El Niño” mund të shkaktojë rritje të çmimeve të ushqimeve deri në vitin 2028
Nga Trump, tek Meloni: Në Iran publikohet “lista e hakmarrjes”
Ukraina “tmerron” Rusinë, goditen rëndë 14 anije të Putinit në detin Azov
- 22:02 Aliaj nga “Review”: Ka turistë që vinë me bukë me vete si në kohën e Enverit kur iknim për punë
- 21:34 Nuk mjafton lufta në Iran: “Super El Niño” mund të shkaktojë rritje të çmimeve të ushqimeve deri në vitin 2028
- 20:57 Studiuesi Tare: Rama ka bërë për Kurveleshin atë që asnjë qeveri s’e bëri në 100 vjet! Duhet të punohet për turizmin kapilar
- 20:46 Nga Trump, tek Meloni: Në Iran publikohet “lista e hakmarrjes”
- 20:23 21-vjeçari shqiptar në Itali akuzohet për abuzim ndaj turistes gjermane: Më dehu dhe përfitoi
- 20:10 Vijon dita e 43 e protestës qytetare në Tiranë