Zyrtare/ Anis Mehmeti lojtari më i ri i ekipit të njohur anglez
Anis Mehmeti është zyrtarisht lojtar i Ipsuiçit në Angli. Sulmuesi shqiptar ka kryer sot vizitat mjekësore, përpara se të vijë edhe zyrtarizimi i transferimit. Kontrata e firmosur me klubin që militon në Championship është e vlefshme deri në vitin 2029.
Shifra e transferimit nga Bristol City nuk është bërë publike. Megjithatë, kalimi i Mehmeti drejt një tjetër klubi të Championship nuk mund të pengohej, pasi kontrata e tij me Bristol City do të përfundonte në fund të sezonit aktual.
Mehmeti largohet nga Bristol City si një nga lojtarët më të rëndësishëm të dy sezoneve të fundit. Gjatë kësaj periudhe, ai ka regjistruar 26 gola dhe nëntë asistime në të gjitha kompeticionet. Largimi i tij ishte paralajmëruar edhe tri ditë më parë.
Transferimi te Ipsuiçi konsiderohet një hap i madh në karrierën e sulmuesit shqiptar, pasi klubi synon ngjitjen direkte në Premier Ligë. Aktualisht, Ipsuiçi renditet në vendin e tretë në Championship, vetëm dy pikë larg vendit të dytë.
Trajner i Ipsuiçit është Kieran McKenna. 39-vjeçari anglez vlerësohet si një nga trajnerët më premtues në futbollin anglez.
Messi flet për Anglinë: Do përballemi me një skuadër të shkëlqyer, asnjëherë nuk kam luajtur kundër tyre
FIFA e qartë: Anglia fitoi pastër, goli i Bellingham është i rregullt (VIDEO)
Haaland pas eliminimit nga Kupa e Botës: E vendosëm Norvegjinë në hartën e futbollit
- 22:02 Aliaj nga “Review”: Ka turistë që vinë me bukë me vete si në kohën e Enverit kur iknim për punë
- 21:34 Nuk mjafton lufta në Iran: “Super El Niño” mund të shkaktojë rritje të çmimeve të ushqimeve deri në vitin 2028
- 20:57 Studiuesi Tare: Rama ka bërë për Kurveleshin atë që asnjë qeveri s’e bëri në 100 vjet! Duhet të punohet për turizmin kapilar
- 20:46 Nga Trump, tek Meloni: Në Iran publikohet “lista e hakmarrjes”
- 20:23 21-vjeçari shqiptar në Itali akuzohet për abuzim ndaj turistes gjermane: Më dehu dhe përfitoi
- 20:10 Vijon dita e 43 e protestës qytetare në Tiranë