Zyrtari iranian: Vendet që i bashkohen SHBA-së dhe Izraelit do të jenë objektiva të Iranit

6 Mars 2026 | 21:01

Zëvendësministri i Jashtëm i Iranit, Majid Takht-Ravanchi, tha se Teherani “i kishte informuar tashmë evropianët dhe të gjitha vendet e tjera se duhet të jenë të kujdesshëm që të mos përfshihen në këtë luftë agresioni kundër Iranit”.

 Ai paralajmëroi se nëse ndonjë vend “i bashkohet Amerikës dhe Izraelit në agresionin kundër Iranit, ai do të jetë gjithashtu objektiv legjitim për hakmarrjen e Iranit”.

Takht-Ravanchi tha se zyrtarët iranianë kishin “negociuar me mirëbesim” me SHBA-në, duke shtuar se “raundi i fundit i bisedimeve në Gjenevë të enjten e kaluar ishte një sukses” përpara se qeveria amerikane të shtunën “me ndihmën e regjimit izraelit, të fillonte një agresion kundër Iranit ”.

Zëvendësministri i Jashtëm iranian konfirmoi gjithashtu se Irani po godiste grupet kurde brenda Irakut fqinj , mes raportimeve se CIA dhe Mossadi po i armatosin këto grupe.

“Nëse ka nevojë për të mbrojtur sovranitetin tonë, patjetër që ne e bëjmë”, tha ai.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Sondazhi! Netanyahu rrezikon pushtetin, 60 % nuk e duan

Shumica e izraelitëve nuk e konsiderojnë kryeministrin Benjamin Netanyahu si një figurë të besueshme, sipas një sondazhi të realizuar nga Channel 12. Të dhënat e...
16:50 | 12/07/2026

“Na bllokuan kolonët me armë amerikane”! Senatori demokrat rrëfen incidentin në Bregun Perëndimor

Po bëhet çështje vizita dhe incidenti (le ta quajmë kështu) në Bregun Perëndimor i deputetit demokrat nga Kalifornia, Ro Khanna, një përvojë që ai e...
15:34 | 12/07/2026

U mendua se ishte Mojtaba Khamenei! Zbulohet identiteti i burrit me maskë në funeralin e Ali Khameneit

Një burrë me fytyrën e mbuluar me maskë të zezë u pa gjatë funeralit të udhëheqësit suprem të Iranit, Ali Khamenei, duke nxitur spekulime se...
15:13 | 12/07/2026