​Bislimi: Serbia është pajtuar për hapje të arkivave, përfshirë edhe ato për UÇK-në

9 Shtator 2021 | 15:48

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi tha se Serbia është pajtuar në parim që të hapen të gjitha arkivat, përfshirë edhe ato për UÇK-në për zgjidhjen e çështjes së të pagjeturve.

“Pala serbe të paktën deklarativisht ka thënë se janë dakord të hapin të gjitha arkivat. Sipas tyre, kjo nënkupton të hapen edhe arkivat shtetërore të Kosovës që kanë të bëjnë me Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës”,  tha Besnik Bislimi.

Sipas tij, kjo është në interes të Kosovës pasi shtohen shanset të hidhet dritë për çështjen e të pagjeturve të luftës.

“Mendoj se kjo fillimisht është në interes tonë për arsye se shumica e varrezave masive ku pretendohen të jenë në varreza që informata kanë kryesisht arkivat ushtarake të Serbisë”, tha ai.

Një ditë pas takimeve me palën serbe në Bruksel, i dyti i ekzekutivit bëri me dije se nuk kanë gjetur pajtueshmëri për temat që mund të diskutohen në nivel të lartë.

Bazuar në këtë qasje, ai tha se gjatë muajit shtator nuk do ketë takim ndërmjet kryeministrit, Albin Kurti dhe presidentit serb, Aleksandër Vuçiç.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve

Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, tha se zgjerimi i NATO-s për të përfshirë Kosovën aktualisht nuk është në krye të agjendës së aleatëve, por...
08:17 | 04/06/2026

Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani këtë të mërkurë është takuar me Presidentin e Këshillit Evropian, Antonio Costa në kuadër të vizitës së tij në Prishtinë....
16:28 | 03/06/2026

Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka zhvilluar këtë të mërkurë një takim me presidentin e Këshillit Europian, Antonio Costa. Zyra e Kurtit ka zbuluar detaje...
15:30 | 03/06/2026