​Haradinaj komenton vizitën e Kurtit në Bruksel: Do bashkëpunojmë në temën e dialogut

Ramush Haradinaj
1 Maj 2021 | 15:57

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka komentuar vizitën e kryeministrit Albin Kurti në Bruksel.

Në një prononcim për KosovaPress, z. Haradinaj thotë se kryeministri Albin Kurti nuk ka bërë asgjë më shumë, por thejsht ka kryer detyrat shtetërore, që i janë besuar nga ana e Parlamentit.

Ish-kryeministri Haradinaj shprehet se obligim parësor i kryetarit të qeverisë është t’i mbrojë interesat e shtetit.

“Kryetari i Qeverisë i kryen detyrat që i ka të besuara nga Parlamenti. Kuptohet mbron interesat e Kosovës dhe kjo është detyrë e kryetarit të Qeverisë”, tha ai.

Ndërsa sa i përket ftesës së Kurtit për t’u koordinuar me partitë opozitare rreth procesit te dialogut, ai tha se AAK është gjithmonë e hapur kur janë në pyetje interesat e Kosovës.

“Aleanca si parti parlamentare i kryen obligimet e veta të gjitha në parlament në të gjitha situatat, është e hapur të bisedojë për interesat e Kosovës”, tha ai.

Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj këto komente i bëri pas homazheve në Gllogjan të Deçanit, në nderim të heroit Agim Selmanaj, i cili ra heroikisht më 1 maj të vitit 1999.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani këtë të mërkurë është takuar me Presidentin e Këshillit Evropian, Antonio Costa në kuadër të vizitës së tij në Prishtinë....
16:28 | 03/06/2026

Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka zhvilluar këtë të mërkurë një takim me presidentin e Këshillit Europian, Antonio Costa. Zyra e Kurtit ka zbuluar detaje...
15:30 | 03/06/2026

Haxhiu gjatë takimit me Costan: Rruga drejt BE-së, interes strategjik i Kosovës

Ushtruesja e detyrës së presidentit të Kosovës, Albulena Haxhiu, tha se rruga e vendit drejt Bashkimit Evropian është interes strategjik shtetëror. Këto deklarata ajo i...
13:38 | 03/06/2026