​Kosova dhe Serbia në mirëkuptim për targat, por s’ka ende marrëveshje

29 Shtator 2021 | 18:48

Kosova dhe Serbia kanë gjetur mirëkuptim mes tyre për çështjen e targave, por ende nuk është arritur një marrëveshje për zgjidhjen e përfundimtare.

Lajmin e bëri me dije zëvendëskryministri i Kosovës, Besnik Bislimi, pas takimit që pati sot në Bruksel me përfaqësues të Serbisë. Ai tha se ka mbetur vetëm pala serbe të japë dakordësinë finale.

Marrëveshja në parim parashikon 3 elemente:

  • Kosova e Serbia të vijojnë prej së hënës përdorimin e ngjitëseve (stikersa) në vend të targave të përkohshme (Zgjidhje e përkohshme).
  • Formohet grup pune për të punuar për gjetjen e një zgjidhjeje të përhershme për lëvizje të lirë brenda 6 muajsh.
  • Qetësimi i situatës, largimi i barrikadave nga rrugët pranë pikave kufitare Jarinjë e Bërnjak.

Për qetësimin e situatës parashikohet që në pikat kufitare, prej së shtunës, të vendosen forca të KFOR-it në vend të Forcave të Sigurisë së Kosovës.

“Natyrisht ne do të preferonim më tepër që të mos jetë asnjë barrierë, rrjedhimisht të dy shtetet të njohin në tërësi tabelat e vendeve të tjera. Por ky do të jetë edhe objektivi i grupit punues të cilin do ta themelojmë e që do të fillojë të takohet nga data 21 tetor. Ne kemi dakordim për të gjitha pikat,” – tha zëvendëskryeministri.

Bislimi tregoi se nga pala serbe është kërkuar që të mos mbulohen targat e serbëve të Kosovës me akronimin KM, që nënkupton Mitrovica e Kosovës. Kjo është pika kryesore ku ata këmbëngulin dhe nuk kanë dakordësinë nga Kosova pasi këto targa konsiderohen të paligjshme nga Prishtina zyrtare.

“Nuk mund ta pranojmë këtë marrëveshje ku favorizohen poseduesit ilegalë të tabelave,” – theksoi Bislimi.

Miroslav Lajcak, nuk ka përfunduar ende dhe se “negociatat do të vijojnë deri sa të gjendet një zgjidhje për krizën në veri”.

Serbia nuk e njeh pavarësinë e Kosovës. Për rrjedhojë nuk njeh as akronimin RKS – Republika e Kosovës – në targat zyrtare të saj.

Në vitin 2011, në kuadër të bisedimeve për normalizimin e marrëdhënieve, u dakordësua që për veturat nga Kosova të aplikoheshin targa të përkohshme kur ato të qarkullonin në Serbi, ndërsa në Kosovë targat serbe të fshiheshin me ngjitëse përsipër.

Me rishikimin e marrëveshjes në vitin 2016, ajo u zgjat deri më 15 shtator 2021, edhe pse aplikimi i saj nuk u konkretizua nga pala kosovare.

Pas kësaj date, qeveria e Albin Kurtit vendosi reciprocitet, duke aplikuar edhe ajo për palën serbe targa të përkohshme në rastin e qarkullimit të tyre në Kosovë.

Kjo politikë trazoi tensione nga serbët që jetojnë në veri, të cilët deri më sot kanë qarkulluar me targa të nxjerra nga institucionet serbe – kryesisht me akronime të komunave serbe.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani këtë të mërkurë është takuar me Presidentin e Këshillit Evropian, Antonio Costa në kuadër të vizitës së tij në Prishtinë....
16:28 | 03/06/2026

Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka zhvilluar këtë të mërkurë një takim me presidentin e Këshillit Europian, Antonio Costa. Zyra e Kurtit ka zbuluar detaje...
15:30 | 03/06/2026

Haxhiu gjatë takimit me Costan: Rruga drejt BE-së, interes strategjik i Kosovës

Ushtruesja e detyrës së presidentit të Kosovës, Albulena Haxhiu, tha se rruga e vendit drejt Bashkimit Evropian është interes strategjik shtetëror. Këto deklarata ajo i...
13:38 | 03/06/2026