Kreu i LDK-së kritika Albin Kurtit: Një muaj qeverisje dhe zero vaksina
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka thënë se dështimi në sigurimin e vaksinave nuk guxon të zëvendësohet me sulm e kërcënim ndaj mediave.
I pari i LDK-së ka kritikuar qeverinë e drejtuar nga Kurti, duke thënë se për një muaj nuk ka arritur dot të sigurojë asnjë vaksinë kundër Covid-19.
“Mediat kanë për detyrë të nxjerrin këtë të vërtetë; pushteti – që i ka krejt – ka për obligim t’i gjejë vaksinat. Fjalë e arsyetime kemi pasur plot. Punë s’po shohim dot. Kërcënimi s’është punë; e as që bën punë. Dobët, dobët shumë. 1 muaj qeverisje, 293 kosovarë të vdekur, 0 vaksina. Kjo është e vërteta. Në këtë të vërtetë të dhimbshme duhet të fokusohet energjia e pushtetit”, ka shkruar ai në Facebook.
Kosova nga fillimi i epidemisë ka raportuar në total 2061 humbje jete, ndërsa mjekët kanë konfirmuar se shumica e tyre kanë qenë me sëmundje të tjera bashkëshoqëruese. Ajo që mbetet shqetësuese në vend është edhe numri i rasteve aktive.
“Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 641 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 86.483 raste, kurse numri i rasteve aktive është 12.609”, njoftoi IKSHPK-ja.
Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian
Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së
Haxhiu gjatë takimit me Costan: Rruga drejt BE-së, interes strategjik i Kosovës
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta