Kurti takim me Lajçak: Diskutuam marrëdhëniet BE-Ballkani Perëndimor
Kryeministri Albin Kurti ka folur pas takimit me emisarin evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.
Me një shënim në “Twitter”, Kurti bën të ditur se kanë diskutuar për takimin e ardhshëm Kosovë-Serbi në kuadër të dialogut, por dhe për zhvillimin e marrëdhënieve të Ballkanit Perëndimor me BE-në.
“Ne diskutuam marrëdhëniet BE-Ballkani Perëndimor, si dhe takimet e mëparshme dhe të ardhshme të dialogut me Miroslav Lajçak”, shkruan Kurti.
Ai thekson se Ballkani Perëndimor nuk ka alternativë tjetër, përveçe integrimin në Bashkimin Evropian.
“Ne u pajtuam për rëndësinë e afrimit të perspektivës së BE-së me njerëzit dhe se nuk ka alternativë për procesin e zgjerimit të BE-së për rajonin e Ballkanit Perëndimor”, tha Kurti.
Takimi mes Kurtit dhe Lajçak u mbajt sot në “Forumin Strategjik në Bled” të Sllovenisë. Kryeministri Kurti u shpreh se Kosova është vend me qasje pro-perëndimore dhe rruga e saj e vetme është integrimi në Bashkimit Evropian dhe bërja pjesë e Aleancës së Atlantikut të Veriut (NATO).
Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian
Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së
Haxhiu gjatë takimit me Costan: Rruga drejt BE-së, interes strategjik i Kosovës
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta