Ministrja e Drejtësisë në Kosovë: Mos-zgjedhja e Presidentit e dërgon vendin në zgjedhje
Ministrja e Drejtësisë në Kosovë, Albulena Haxhiu thotë se më 14 shkurt qytetarët votuan për emrin e kandidatit për kryeministër, por edhe për emrin e kandidates për presidente.
Nëpërmjet një postimi në Facebook, ministria shkruan se mesazhi i qytetarëve ka qenë i qartë, por ky mesazh e vullnet nuk po përfillet nga opozita.
Ajo thotë nuk kanë çfarë t’i bëjnë atyre që mendojnë që për votën e presidentit, duhet dhënë terminale doganore, poste diplomatike apo tenderë.
“Ne nuk i kemi pasur 80 vota për Presidentin. Ata që po thonë se e paskemi provokuar situatën me ligjin sepse votat i keni pasur, janë të njëjtit që thoshin se A.Veliu nuk është dashur të shkarkohet se ai veprim e provokoi rrëzimin e qeverisë edhe pse dihej që qeveria s’ka pasur në plan të votohej, po kur u votua ka pasur plan të rrëzohet”, shkruan ajo.
Mes tjerash, ajo shton se nuk i duan zgjedhjet por mos-zgjedhja e presidentit e dërgon vendin në zgjedhje.
“Ne nuk i duam zgjedhjet por mos-zgjedhja e Presidentit e dërgon vendin në zgjedhje. Prandaj përgjegjësia për këtë i mbetet atyre që e injorojnë vullnetin e qytetarëve dhe e bllokojnë zgjedhjen e Presidentit”, përfundon zonja Haxhiu.
Lexoni gjithashtu:
Kërcënimi i Kurtit: Ose mbi 80 vota në kuti për Osmanin, ose mbi 500 mijë vota për LVV-në
Kriza politike në Kosovë, Mexhide Demolli: Duhet të merrej opinion nga Komisioni i Venecias
Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian
Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së
Haxhiu gjatë takimit me Costan: Rruga drejt BE-së, interes strategjik i Kosovës
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta