Pajtoi shumë gjaqe në Kosovë, nderohet vepra dhe kontributi i Anton Çetës
Për nder të 31-vjetorit të Lëvizjes së Pajtimit të Gjaqeve në Kosovë, në qendër të qytetit të Klinës është vendosur busti i atdhetarit, pajtimtarit dhe profesorit Anton Çeta
Në këtë organizim morën pjesë drejtues të Komunës së Klinës, përfaqësues të institucioneve qendrore e lokale, përfaqësues nga Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, klerikë fetarë, personalitete të kulturës, politikës dhe qytetarë.
Kryetari i komunës së Klinës, Zenun Elezaj, theksoi se Anton Çeta e atdhetarët e tjerë filluan misionin jetësor, pajtimin e shqiptarëve, duke shtruar rrugën e bashkimit të shqiptarëve kundër armikut shekullor dhe lirisë e pavarësisë së Republikës së Kosovës.
“31 vite më parë, me nismën e profesorit, shkrimtarit e njeriut të urtë, Anton Çetës, kishte filluar në gjithë Kosovën një aksion fisnik, humanitar e kombëtar për pajtimin e gjaqeve e ndaljen e vëllavrasjes. Në këtë kohë, kur pushtuesi serb kishte filluar marrjen e masave represive, atdhetarët shqiptarë filluan ngritjen e vetëdijes kombëtare”, tha ai, raporton Kosova Press.
Ne emër të Rinisë së Këshillit të Pajtimit të Gjaqeve, Have Shala, tha se profesor Anton Çeta dhe pajtimi i gjaqeve kanë emërues të përbashkët paqen.
Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian
Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së
Haxhiu gjatë takimit me Costan: Rruga drejt BE-së, interes strategjik i Kosovës
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta