​Presidentja Osmani: Pandemia e COVID-19 ka shtuar pabarazitë

20 Qershor 2021 | 08:11

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani në kuadër të sesionit të parë të Antalya Diplomacy Forum, ka deklaruar se COVID-19, ka dëshmuar se duhet të rishikuar modeli aktual i globalizmit, pasi me pandeminë është dërguar mesazh i qartë se sa jo i balancuar është aktiviteti njerëzor në raport me mjedisin.

“Nisur nga situata e krijuar me pandeminë, theksova qe COVID19, përveç emergjencës shëndetësore, ka shtuar pabarazitë, na ka dëshmuar se duhet të rishikojmë modelin aktual të globalizmit, ka rivënë në qendër të vëmendjes rëndësinë e multilateralizmit, dhe se ka dërguar mesazh të qartë se sa jo i balancuar është aktiviteti njerëzor karshi mjedisit”, shkruan Vjosa Osmani.

Ajo theksoi se të gjitha vendet duhet të tregohen më bashkëpunuese njëra me tjetrën, me qëllim që të përballojnë sfidat e kohës.

“Duke falënderuar shtetet mike dhe nismat si COVAX për ndihmën e tyre në këto kohë sfiduese, theksova që në mënyrë të ngjashme duhet të kultivojmë solidarizmin, por gjithnjë duke pasur për bazë kritere të drejta, si dhe të sigurohemi që të ringrihemi përmes politikave që promovojnë gjithëpërfshirjen dhe barazinë gjinore”, ka shkruar znj. Osmani në rrjetin social “Facebook”.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani këtë të mërkurë është takuar me Presidentin e Këshillit Evropian, Antonio Costa në kuadër të vizitës së tij në Prishtinë....
16:28 | 03/06/2026

Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka zhvilluar këtë të mërkurë një takim me presidentin e Këshillit Europian, Antonio Costa. Zyra e Kurtit ka zbuluar detaje...
15:30 | 03/06/2026

Haxhiu gjatë takimit me Costan: Rruga drejt BE-së, interes strategjik i Kosovës

Ushtruesja e detyrës së presidentit të Kosovës, Albulena Haxhiu, tha se rruga e vendit drejt Bashkimit Evropian është interes strategjik shtetëror. Këto deklarata ajo i...
13:38 | 03/06/2026