Presidentja Vjosa Osmani zgjat mandatin teknik të EULEX-it
Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, përmes një letre drejtuar shefit të diplomacisë evropiane Josep Borrell ka konfirmuar vazhdimin e mandatit të Misionit të BE-së për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX) edhe për një vit.
Presidentja e Kosovës thotë se ky mandat mund të zgjatet edhe për një viti tjetër, nëse puna dhe performanca e EULEX vlerësohet pozitivisht.
Po ashtu, Osmani i ka kërkuar EULEX-it mbështetje teknike e këshillëdhënëse në çështjet që dalin nga Konventa e Stambollit për parandalimin dhe luftimin e dhunës ndaj grave dhe dhunës në familje.
Mes tjerash, znj. Osmani pohon se mandati i EULEX është teknik, monitorues dhe në përputhje me Kushtetutën e vendit.
“Ky mandat i EULEX-it është mandat teknik, i bazuar ekskluzivisht vetëm në rol këshillëdhënës, mentorues dhe monitorues në përputhje me Kushtetutën e Kosovës”, thuhet në një njoftimin e presidencës së Kosovës.
Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian
Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së
Haxhiu gjatë takimit me Costan: Rruga drejt BE-së, interes strategjik i Kosovës
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta