Qeveria e Kosovës jep 100 mijë euro ndihmë për Preshevën
Kosova ka shpërndarë 100 mijë euro për Komunën e Preshevës, pas dëmeve që u shkaktuan nga reshjet e dendura të shiut.
Në mbledhjen e qeverisë së Kosovës, kryeministri Albin Kurti ka theksuar se për Preshevën janë ndarë mjete nga Bashkia e Tiranës dhe nga Komuna e Prishtinës.
“U informova gjerësisht për dëmet e shkaktuara nga reshjet në komunën e Preshevës, dhe kapin vlerën totale 325 mijë euro. Deri më tash Bashkia e Tiranës i ka ndihmuar me 50 mijë, komuna e Prishtinës me 50 mijë euro”, tha Kurti.
Ministri i Financave, Hekuran Murati është shprehur se mjetet financiare nuk e mbulojnë tërësisht dëmin, por ky veprim sipas tij është shenjë solidarizimi me shqiptarët që jetojnë në Luginën e Preshevës.
“Me këtë vendim parashikohet të ndahen mjete financiare në vlerë prej 100 mijë euro, dhe kjo në emër të ndihmës për mbulimin pjesërisht pas dëmeve nga vërshimet në komunën e Preshevës. Këto mjete financiare, nuk është se mbulon tërësisht, por së paku është një solidarizim i Qeverisë së Kosovës me vëllezërit tanë andej kufirit. Mjetet financiare të këtij vendimi merren ngaprogrami i shpenzimeve të paparashikuara, kategoria e shpenzimeve-rezervë”, shprehet ai.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka bërë të ditur se Serbia ende nuk ka ndarë asnjë shumë monetare për këtë fatkeqësi natyrore, që goditi Komunën e Preshevës pak ditë më parë.
LEXONI GJITHASHTU:
Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian
Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së
Haxhiu gjatë takimit me Costan: Rruga drejt BE-së, interes strategjik i Kosovës
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta