1.7 milionë dollarë për inceneratorët, ministrja Balluku rialokon fonde, ishin planifikuar për ujësjellës

1 Tetor 2020 | 14:54

Në kulmin e krizës ekonomike, ministrja e Infrastrukturës, Belinda Balluku ricakton fonde nga programe të tjera për t’i çuar për impiantet e përpunimit me djegie të mbeturinave, njeri prej të cilëve ende nuk punon.

Në muajin prill qeveria pezulloi 800 milionë lekë pagesa për koncesionarët e inceneratorëve të Fierit dhe Elbasanit. Për dy nga tre inceneratorët e vendit, njëri prej së cilëve nuk punon dhe tjetri nuk është ndërtuar ende, qeveria ngriu pagesat.

Pezullimi u bë me miratimin e Aktit Normativ për rishikimin e buxhetit, por me lehtësimin e masave anti-Covid në qershor, për inceneratorin e Elbasanit u krye transaksioni i parë me vlerë 98 milionë lekë.

Ndërkohë, një vendim i fundit i qeverisë, duket se ka rikthyer pagesat për koncesionarët e mbetjeve në Fier dhe Elbasan.

Bëhet fjalë për ricaktimin e një fondi 179 milionë lekë (rreth 1.7 milionë dollarë), i cili hiqet nga zëri “Furnizim me ujë dhe kanalizime” për t’u kaluar te kompanitë koncesionare.

Pakësimi fondeve për mirëmbajtjen dhe investimet publike pritet të ngjallë debat. Euronews Albania ka kërkuar informacion zyrtar në Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë për të shpjeguar këtë vendim.

Janë tre inceneratorë në vend, Tiranë, Elbasan dhe Fier, të cilët kanë marrë nga buxheti i shtetit deri më tani 53 milionë euro në 111 pagesa, nga 128 milionë në total.

 

Lexoni gjithashtu:

PD paralajmëron kallëzim në SPAK për inceneratorin e mbetjeve në Tiranë

Hetim për inceneratorët, SPAK vihet në lëvizje pas kallëzimit të Nismës “Thurje”

PD akuza Bashkisë Tiranë për përfshirje në pastrimin e parave të mafies italiane

Mbetjet e Durrësit, eksperti i mjedisit Ferruni: Politika aktuale vështirë të ndryshojë gjë

PD akuza qeverisë se mbylli landfillin e Porto Romanos për 100 milionë euro pazare me mafien e plehrave

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026