1 i vdekur dhe 22 raste të reja me COVID-19
22 persona janë konfirmuar pozitivë me COVID-19 gjatë 24 orëve të fundit në vend, ndërsa një person ka humbur jetën nga virusi.
Rastet pozitive kanë dalë nga 647 testime që janë kryer, nga ku kanë rezultuar edhe 35 të shëruar. Që prej fillimit të pandemisë në vend janë konfirmuar 269,019 raste shërimi nga COVID.
Aktualisht janë 603 të infektuar me virusin në të gjithë vendin.
32 qytetarë janë të shtruar në spital, 5 prej të cilëve janë në gjendje më të rënduar shëndetësore.
Vaksinimi kundër COVID-19 në qendrat shëndetësore, ose në pikat e vaksinimit vijon për qytetarët mbi 16 vjeç, si edhe për fëmijët mbi 12 vjeç me rekomandim nga mjeku.
Statistika nga Ministria e Shëndetësisë për datën 21 mars
Raste të reja ditore 22
Të shëruar në 24 orë 35
Të shtruar në spitale 32
Humbje jete në 24 orë 1
Testime ditore 647
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 274
Fier 100
Vlorë 79
Elbasan 29
Gjirokastër 25
Kukës 19
Berat 17
Korçë 16
Shkodër 15
Durrës 14
Lezhë 9
Dibër 6
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta