1 në 5 të rritur duhanpirës, OBSH: Bie niveli i përdoruesve, kush grupmoshë kryeson
1 në 5 të rritur janë duhanpirës. Raporti i fundit i Organizatë Botërore të Shëndetësisë bën më dije se niveli i duhanpirjes ka ardhur në rënie krahasuar me vitin 2000 ku 1 në 3 të rritur konsumonte duhan.
Aktualisht në botë numërohen 1,25 miliard përdorues të duhanit mbi 15 vjeç.
Sipas të dhënave të ofruara nga raporti i duhanit dhe projeksionet deri në vitin 2030 shohim se në vitin 2022, 25,3% e europianëve janë konsumatorë të duhanit.
Sa i takon nivelit të duhanpirjes sipas grupmoshës, në botë shohim se grupmosha 45-54 vjeç ka nivelin më të lartë të duhanpirjes me 26,4%. Dhe niveli më i ulët tek personat mbi 85 vjeç me 12,9%.
Duke ju referuar politikave të kontrollit të duhanit, pritet që nivelet e duhanpirjes në nivel global të bien deri në 2023. Sa i takon Europës, pritët që niveli të bjerë në 23%, shifër kjo që përllogaritet të jetë më e larta në botë. Normat e përdorimit të duhanit në mesin e grave në rajonin evropian të OBSH janë mbi dyfishi i mesatares globale dhe po zvogëlohen shumë më ngadalë krahasuar me të gjitha rajonet e tjera.
LEXONI GJITHASHTU:
Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
SHBA tërheq trupat nga Lituania
Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta