1 në 8 gra me kancer gjiri, për vitin 2021 humbën jetën 225 gra

7 Tetor 2022 | 16:27

1 në 8 gra preken nga kanceri i gjirit në Shqipëri. Instituti i Shëndetit Publik raporton se gjatë vitin 2021 kanë humbur jetën 225 gra.

“Grupmosha e pacientëve me kancer gjiri gjithmonë vazhdon të jetë nga mosha 50 deri në 70. Kemi edhe raste të moshave të reja, por nuk mund të themi që kemi një shtim alarmant të kancerit të gjirit në këto mosha.

Në qoftë se shohim tendencën e 2021 për qytetet që kanë pasur më shumë raste ka qenë Elbasani, Korça, Tirana, Berati”- tha Helidon Nina, drejtues mjekësor i spitalit të Onkologjikut

Nga rastet e diagnostikuara pjesa më e madhe e tyre i nënshtrohen ndërhyrjes kirurgjikale.

“E para që është universale kur prek diçka në gji ose shikon një deformim të gjirit ose një skuqje të gjirit këto janë shenjat e para.

Pothuajse gjithë rastet, pjesa dërmuese janë që kryejnë ndërhyrje kirurgjikale, por momenti se kur kjo ndërhyrje kirurgjikale duhet realizuar ka të bëj me atë gjykim që bëhet nga stafet multidisiplinare.”- shtoi ai.

Mjeku Nina iu bën thirrje të gjitha grave dhe vajzave që të mos presin muajin Tetor për të bërë kontrollin e gjirit, por mund ta bëjnë kurdo gjatë vitit pasi nëse kapet në kohë shpëton jetën.

LEXONI GJITHASHTU: 

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026