Një person ka humbur jetën nga COVID-19 gjatë 24 orëve të fundit në vend, ndërsa janë konfirmuar 40 raste të reja me virusin.
Rastet e reja kanë dalë nga 1028 testime që janë kryer, nga ku janë regjistruar edhe 293 të shëruar. Që prej fillimit të pandemisë në vend janë konfirmuar 267,460 raste shërimi nga COVID.
Aktualisht në Shqipëri janë 1307 persona të infektuar me COVID-19.
44 persona po trajtohen nëpër spitale, 6 prej të cilëve ndodhen në gjendje më të rënduar shëndetësore.
Ministria e Shëndetësisë i bën apel qytetarëve të vaksinohen sa më parë, si edhe të zbatojnë masat kundër COVID.
Qytetarët mbi 16 vjeç, mund të vaksinohet në qendrën shëndetësore ose në pikën më të afërt të vaksinimit. Vaksinimi është i hapur edhe për fëmijët mbi 12 vjeç me probleme të sistemit imunitar, me rekomandim nga mjeku.
Statistika nga Ministria e Shëndetësisë për datën 7 mars
Raste të reja ditore 40
Të shëruar në 24 orë 263
Të shtruar në spitale 44
Humbje jete në 24 orë 1
Testime ditore 1028
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 360
Fier 227
Lezhë 185
Elbasan 111
Kukës 96
Shkodër 84
Vlorë 76
Berat 59
Gjirokastër 41
Korçë 41
Durrës 23
Dibër 4