1 vit nga krijimi i SPAK, të dhënat: 568 procedime penale me 704 persona në hetim

19 Dhjetor 2020 | 14:31

19 dhjetori i 2019-ës ishte dita kur SPAK nisi nga puna fillimisht me 8 prokurorë e më pas strukturës iu bashkuan edhe 5 prokurorë të tjerë.

Në total, gjatë një viti, SPAK bën me dije se ka administruar gjithsej 568 procedime penale me 704 persona në hetim, nga të cilët (futet tabele, bullet point) 162 procedime penale me 255 persona në hetim për vepra penale që lidhen me krimin e organizuar, 240 procedime penale me 209 persona në hetim për veprat penale që lidhen me korrupsionin dhe 166 procedime penale me 240 persona në hetim për veprat penale të tjera.

Duke pasur si prioritet “pastrimi i produkteve të veprës penale”, SPAK thotë se ka kryer hetime në 19 procedime penale, kundër 35 personave nën hetim, jo vetëm në rastet e hetimeve për krim të organizuar, por dhe në rastet e hetimeve për korrupsion.

Në 1 vit SPAK ka dërguar në Gjykatën e Posaçme 59 kërkesa për gjykim, kundër 219 të pandehurve, 63 prej të cilëve për vepra penale që lidhen me korrupsionin.

Për 39 persona të tjerë gjatë 1 viti SPAK ka kërkuar në gjykatë pushimin e hetimeve. Po gjatë 1 viti Prokuroria e Posaçme ka kryer 310 raste hetime pasurore ndërkohë që bëhet me dije se është duke ndjekur hetime me 6 skuadra të përbashkëta hetimore.

Në njoftimin mbi treguesit e punës, prokurorët e SPAK garantojnë publikun se do vazhdojnë të kryejnë me vendosmëri funksionet e tyre, duke synuar që të eliminojë fenomenin e pandëshkueshmërisë.

Këtë javë Këshilli i Lartë i Prokurorisë dha miratimin që SPAK të bëhet me 20 prokurorë nga 15, për shkak të mbingarkesës.

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026