10 mijë dollarë për motoçikleta në KLGJ, do përdoren për transport dokumentesh

29 Shtator 2021 | 11:34

Këshilli i Lartë Gjyqësor kërkon të blejë 9 motorë, të cilët do të përdoren për qëllime të brendshme të institucionit.

Në rrugët e Tiranës, prej vitesh motorët e vegjël përdoren për të shpërndarë pica. Si mjet i shpejtë dhe praktik, kjo ka qenë zgjidhja e vetme e bizneseve për t’u shërbyer pa vonesë klientëve.

Por, ideja për të punuar me motoçikleta është marrë edhe nga KLGJ. Ky institucion ka vënë në dispozicion 1.1 milionë lekë, ose 10 mijë dollarë.

Tenderi është hapur në datën 23 shtator dhe kushtet tregojnë se motorët duhet të jenë prodhim i vitit 2021 me kilometrazh 0. Bashkë me ta, KLGJ synon të marrë edhe pajisje shtesë si kokore, veshje mbrojtëse kundër shiut për drejtuesit dhe bagazh të montuar, të ngjashëm me motorët e picerive.

Institucioni argumenton se i kërkon këto mjete për nevoja të brendshme, ku synohet transporti i dokumenteve apo porositë e nevojshme për persona.

Sipas tenderit, çdo operator mund të shprehë interes, pasi KLGJ nuk specifikon emrin e ndonjë marke apo origjine për prodhuesin. 

 

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026