10 të vdekur nga COVID-19 në Shqipëri
Numri i vdekjeve nga COVID-19 në vend po shënon rritje gjatë ditëve të fundit. 10 persona kanë humbur jetën nga COVID gjatë 24 orëve të fundit, ndërsa janë konfirmuar 826 infektime të reja me virusin.
Rastet pozitive kanë dalë nga 5150 testime që janë kryer.
Në 24 orët e fundit janë shëruar 916 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 151,914 që nga fillimi i pandemisë.
Aktualisht në vend janë 12,157 pacientë me COVID-19. 211 pacientë po trajtohen në spitalet COVID, nga të cilët 18 janë në gjendje më të rënduar.
Ministria e Shëndetësisë u bën apel qytetarëve që të vaksinohen kundër COVID-19. Çdo qytetar mbi 18 vjeç mund të marrë vaksinën anti-COVID në një prej qendrave të vaksinimit.
Statistika (24 Shtator 2021)
Raste të reja ditore 826
Të shëruar në 24 orë 916
Të shtruar në spitale 211
Humbje jete në 24 orë 10
Testime ditore 5150
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 5385
Durrës 1169
Fier 1151
Shkodër 1118
Vlorë 686
Elbasan 625
Lezhë 509
Berat 491
Korçë 310
Kukës 291
Gjirokastër 225
Dibër 197
LEXONI GJITHASHTU:
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta