10 vendet me popullsinë më shtatlartë, holandezët kryesojnë

17 Shtator 2021 | 17:54

Personi më i gjatë në botë është Sultan Kosen nga Turqia, i cili ka një shtat prej 251cm. Por kur vjen puna për popullsinë më shtatlartë, në vend të parë janë Holandezët.

Këtë gjë tregojnë statistikat më të fundit të këtij vendi pavarësisht se shtatlartësia e tyre po vjen duke u tkurrur.

Holandezët prej gjashtë dekadash janë njerëzit më shtatlartë në tokë. Por agjencia qeveritare e statistikave nënvizon se prej të lindurit në 2001 janë 1cm më të shkurtë se sa gjenerata e viteve 1980.

Analizat sugjerojnë se kjo nuk mund të shpjegohet vetëm me faktin se në vend kanë emigruar persona nga vende të tjera.

Sipas Gert Stulp profesor në Universitetin Groningen kjo mund të lidhet me krizën ekonomike të 2007.

Gjithashtu edhe konsumi i ushqimeve jo të shëndetshme jep efekt pasi kjo gjë po vërehet në SHBA. Sipas Stulp ushqimet sot kanë më shumë kalori por më pak vlera ushqyese.

“Duhet ndryshuar ushqimi. Dietat e viteve të fundit kanë më pak lëndë ushqyese që është e rëndësishme për rritje. Kjo besohet se është arsyeja pse amerikane janë duke u zvogëluar”, shprehet profesori.

Në krahasim me vitet 1900, holandezët kanë njohur një zgjatje të konsiderueshme pasi nëse mesatarja për burrat në 1930 ishte 175.6cm për të lindurit e viteve 1980 arriti në 183.9cm. Ndërsa për vajzat nga 165.4cm mesatare në 1930 në 1980 arritën në 170.7cm.

Shkencëtarët sugjerojnë se shtat lartësia lidhet me mjedisin, ushqimin por edhe me gjenetikën. Ata thonë se njerëzit akoma nuk e kanë arritur pikun e shtat lartësisë pasi ende jo të gjithë kanë mundësi të ushqehen shëndetshëm.

Rasti i Koresë së Jugut tregon se përtej gjeneve trupi mund të ndryshojë pasi vajzat janë zgjatur mesatarisht me 20 cm në 100 vite (1914-2014).

10 vendet më shtatlarta:

Holanda 175.62 cm
Letonia 175.61 cm
Estonia 175.13 cm
Danimarka 174.29 cm
Çekia 174.28 cm
Serbia 174.28 cm
Belgjika 173.59 cm
Sllokavika 173.48 cm
Bosnje-Hercegovina 173.35 cm
Islanda 173.21 cm
Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West

Reperi amerikan Kanye West do të lejohet të mbajë dy koncerte në Holandë, pasi një gjykatë në Amsterdam vendosi se performancat e planifikuara mund të...
09:24 | 04/06/2026

SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh

SpaceX, kompania e teknologjisë hapësinore dhe komunikimeve satelitore e drejtuar nga Elon Musk, po planifikon të mbledhë rreth 75 miliardë dollarë përmes një oferte publike...
09:11 | 04/06/2026

Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran

Dhoma e Përfaqësuesve në Shtetet e Bashkuara ka miratuar rezolutën për kompetencat e luftës që synon të frenojë fushatën ushtarake të presidentit amerikan, Donald Trump,...
08:43 | 04/06/2026