Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal

4 Qershor 2026 | 09:53

Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, ka reaguar pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, ku një efektiv policie u vra dhe një tjetër mbeti i plagosur gjatë një operacioni për kapjen e një personi të shpallur në kërkim për trafik të lëndëve narkotike.

Përmes një reagimi publik, Lamallari shprehu ngushëllimet për familjen e efektivit të ndjerë, duke e cilësuar humbjen si një goditje të rëndë për Policinë e Shtetit dhe për vendin.

“Sot një familje humbi njeriun e saj të dashur, Policia e Shtetit humbi një koleg, Shqipëria humbi një shërbëtor të përkushtuar të ligjit”, u shpreh ministri.

Ai dënoi me forcë sulmin ndaj efektivëve të policisë, duke e konsideruar atë një akt kriminal që cenon rendin, ligjin dhe sigurinë e qytetarëve.

“Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal të rëndë në Maliq, një sulm jo vetëm ndaj punonjësve të Policisë së Shtetit, por ndaj vetë rendit, ligjit dhe sigurisë së qytetarëve. Autori do të përballet me të gjithë forcën e ligjit dhe nuk do të ketë asnjë mundësi t’i shpëtojë drejtësisë”, deklaroi Lamallari.

Në reagimin e tij, Lamallari uroi shërim të shpejtë edhe për efektivin e plagosur, Edison Adri.

“Efektivit të plagosur, Edison Adri, i uroj shërim të shpejtë dhe rikthim sa më parë pranë familjes dhe kolegëve të tij”, përfundoi ministri i Brendshëm.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rama poston videon nga Banjat e Bënjës: U tentua të krijohej një vatër e re nxitjeje, fitoi e vërteta

Kryeministri Edi Rama këtë të shtunë ka reaguar sërish përmes një postimi në ‘Facebook’ lidhur me gjendjen e Banjave Termale të Bënjës në Përmet. Ai...
22:39 | 27/06/2026

Eurodeputetja në Tiranë tha se Evropa është në Shqipëri, deputetja Ekonomi: Po, se ne jemi duke punuar për të hyrë në BE

Eurodeputetja italiane Ilaria Salis ishte e pranishme këtë të shtunë në protestën që po mbahet në ditën e saj të 28-të në Tiranë, ku gjatë...
22:27 | 27/06/2026

Përfundojnë fjalimet përpara Kryeministrisë, me pankarta dhe flamuj në duar qytetarët nisin marshimin në kryeqytet

Pas përfundimit të fjalimeve para godinës së Kryeministrisë, protesta qytetare ka hyrë në fazën e saj të radhës, me nisjen e marshimit nëpër akset kryesore...
21:45 | 27/06/2026