“Shkodra pret më shumë turistë këtë vit”, gazetari: Rritje deri në 25% e vizitorëve

21 Korrik 2026 | 22:29

Gazetari Teodor Gjerga raportoi nga Shkodra për emisionin “Now me Erla Mëhillin” mbi ecurinë e sezonit turistik në këtë qytet dhe zonat përreth.

Sipas tij, këtë vit është shënuar një rritje e numrit të turistëve si në qytetin e Shkodrës, ashtu edhe në të gjitha pikat turistike të qarkut.

“Ka pasur një rritje të shifrave të turistëve si në qytetin e Shkodrës, por edhe përgjatë të gjithë siteve turistike në qarkun Shkodër. Vetëm në qytetin e Shkodrës raportohen rreth 15-25% turistë më shumë në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë”, tha Gjerga.

Ai u shpreh se shifra pozitive raportohen edhe nga plazhi i Velipojës, i cili është një nga pikat turistike me numrin më të madh të vizitorëve ndërsa edhe Thethi vijon të jetë një nga destinacionet kryesore të turizmit malor në Shqipëri.

“Sipas njësive akomoduese, prenotimet janë shumë të mira edhe për fundin e muajit korrik, por edhe për muajin gusht. Operatorët turistikë duken optimistë për një sezon turistik që ka nisur pak më herët se vitet e kaluara dhe që pritet të zgjasë deri në muajin shtator”, u shpreh Gjerga.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Sondazhi zbulon nga vijnë turistët e huaj në Shqipëri, cili shtet kryeson listën

Sipas një sondazhi të realizuar nga Data Centrum, i diskutuar në emisionin “Now me Erla Mëhillin”, është zbuluar edhe përbërja sipas shtetësisë e turistëve të...
22:24 | 20/07/2026

As Saranda, as Ksamili! Zbulohet vendi më i vizituar nga turistët në Shqipëri

Sipas një sondazhi të realizuar nga Data Centrum, i bërë publik në emisionin “Now me Erla Mëhillin”, Tirana rezulton të jetë destinacioni më i vizituar...
22:15 | 20/07/2026

Rriten me 32% të ardhurat nga qiradhënia e pronave të sekuestruara, 132 milionë lekë në 6 muaj

Të ardhurat nga qiradhënia e pronave të sekuestruara dhe të konfiskuara janë rritur me mbi 30% gjatë këtij viti. Agjencia e Administrimit të Pasurive të...
16:13 | 20/07/2026