10 vjet dialog Kosovë-Serbi, çfarë pritet nga rinisja e bisedimeve
Bisedimet teknike mes Kosovës dhe Serbisë, me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian, nisën më 8 mars te vitit 2011.
Dialogun teknik e ka udhëhequr Qeveria e Kosovës, dhe në krye të ekipit negociator ishte Edita Tahiri.
Edhe pse në fillim u paralajmërua që Kosova do të bisedojë me Serbinë vetëm për çështje teknike, të cilat janë udhëhequr nga ekipet teknike të të dyja shteteve, në fund 2012, krahas bisedimeve teknike, filluar edhe bisedimet në nivelin politik për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë.
Negociatat u zhvilluan nga kryeministrat e atëhershëm, Hashim Thaçi dhe Ivica Daçiç. Marrëveshja e parë në kuadër të këtij procesi u arrit ndërmjet dy kryeministrave, në prill 2013. Më vonë, procesi u ngrit në negociata në nivel të presidentëve. Kosovën e përfaqësonte presidenti Hashim Thaçi, ndërsa Serbinë Aleksandar Vuçiç.
Deri më tani janë arritur mbi 23 marrëveshje në dialogun në nivelin teknik dhe politik. Marrëveshja e parë më 2011 ishte për regjistrat civil.
Në vitin 2015 u arrit marrëveshja për shpërbërjen dhe integrimin e të ashtuquajturës “Mbrojtja civile” në veri të Kosovës, marrëveshja për njohjen reciproke të policave të automjeteve, për energji si dhe marrëveshja për certifikatat, ndërsa në janar 2017 marrëveshja për integrimin e gjyqësorit në veri të Kosovës.
Në nëntor 2018, Qeveria e Kosovës e udhëhequr nga Ramush Haradinaj vendosi taksë 100 për qind ndaj mallrave nga Serbia dhe Bosnja, duke e kushtëzuar tërheqjen e këtij vendimi me njohjen e Kosovës nga Beogradi zyrtar.
Ndërsa, Albin Kurti, i cili drejtoi Qeverinë e Kosovës për 51 ditë, në vitin 2020 e shfuqizoi vendimin për taksa dhe e zëvendësoi me masa reciprociteti.
Pas rënies së Qeverisë Kurti, në krye të Ekzekutivit erdhi Avdullah Hoti nga radhët e LDK-së, i cili ndër vendimet e tij të para që mori ishte shfuqizimi i vendimit për reciprocitet.
Dialogu Kosovë -Serbi rifilloi më 16 korrik 2020 në Bruksel, me takimin e kryeministrit Avdullah Hoti dhe presidentit serb Aleksandar Vuçiç, ku tema kryesore ishin personat e pagjetur dhe bashkëpunimi ekonomik.
Ndërsa më 4 shtator në Uashington, u nënshkrua marrëveshja Hoti dhe Vuçiç firmosen ne prani te presidentit amerikane Donald Trump, me ndërmjetësimin e SHBA-së, për normalizim ekonomik.
Tashmë dy shtetet kthehen në tavolinën e bisedimeve ne Bruksel. Për Kurtin do të jetë një dialog I ri, dhe 10 vite bisedime te deritanishme, sipas tij duhet të trajtohen vetëm për të nxjerrë mësime për të ardhmen”. Asosacioni i komunave serbe pritet të jetë, çështja më e nxehtë e dialogut
Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian
Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së
Haxhiu gjatë takimit me Costan: Rruga drejt BE-së, interes strategjik i Kosovës
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta