100 ditët e para të qeverisë Kurti, qëndrimet pro dhe kundër të analistëve për premtimet e kryeministrit
Analistët Fidan Uka dhe Xhevdet Pozhari ndanë për Euronews Albania qëndrimet pro dhe kundër qeverisjes së Albin Kurtit në 100 ditët e para në krye të qeverisë së Kosovës.
Sipas analistit Pozhari, tema e dialogut me Serbinë ka dominuar më tepër në media dhe është një temë që nuk varet nga vullneti i z. Kurti.
Ai vlerësoi mënyrën se si Kurti e menaxhoi situatën e pandemisë, në një kohë që kur e mori pushtetin, Kosova nuk kishte siguruar asnjë vaksinë anti-COVID.
“Kurti ka siguruar 1,2 milionë vaksina, që pritet të vijnë në Kosovë, ndërsa deri në fund të vitit pritet të vijnë 2 milionë vaksina”, tha analisti Pozhari.
Ndërkohë, për analistin Fidan Uka, z. Kurti ka bërë premtime të mëdha përpara se të vinte në pushtet, një pjesë të të cilave sipas tij, i ka harruar që tani.
“Një pjesë të premtimeve i ka harruar. Vendimi që shkaktoi zemërim ishte ulja e pensioneve për shtresën më të prekur. Kemi deklaratat skandaloze të ministres së Jashtme, duke barazuar gjenocidin serb me luftën e UÇK. Pastaj është edhe shkarkimi i ambasadorëve”, tha z. Uka.
Ai vlerësoi si pozitive qasjen e Kurtit ndaj procesit të dialogut me Serbinë, ftesën që kryeministri u bëri partive opozitare që të jenë bashkëpunuese me qeverinë në proces dhe ftesën ndaj ekspertëve që kanë qenë në të kaluarën pjesë e bisedimeve në mënyrë që Kosova të përfaqësohet sa më mirë.
Nga ana tjetër, hap pozitiv sipas z. Uka, është dhe propozimi i temave për herë të parë nga Kosova në Bruksel, ku z. Kurti propozoi katër tema për palën serbe.
LEXONI GJITHASHTU:
Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian
Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së
Haxhiu gjatë takimit me Costan: Rruga drejt BE-së, interes strategjik i Kosovës
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta