100 miliardë euro për ushtrinë në Gjermani

30 Maj 2022 | 19:01

Qeveria gjermane dhe opozita konservatore kanë rënë dakord për marrëveshjen e lëvrimit të 100 miliardë eurove për modernizimin e ushtrisë përballë kërcënimit rus.

Marrëveshja synon krijimin e një fondi të posaçëm për prokurimet ushtarake, që gjithashtu do t’i lejojë Berlinit të përmbushë objektivin e NATO-s për shpenzimin e 2 për qind të GDP-së në fushën e mbrojtjes.

Akordi, që parashikon ndryshimin e rregullave buxhetore në kushtetutën kombëtare, u arrit pas disa javë negociatash të vështira mes partive në pushtet dhe konservatorëve të ish-kancelares Angela Merkel.

Tre ditë përpara se Rusia të pushtonte Ukrainën, në muajin shkurt, kancelari Olaf Scholz u zotua për shpenzimin e një buxheti prej 100 miliardë eurosh për të riarmatosur ushtrinë dhe për rinovimin e armatimeve të vjetruara të saj.

Por që prej atëherë kritikët kanë akuzuar Scholz për ndrojtje në mbështetjen e Kievit dhe për dështim në marrjen e hapave konkrete për furnizimin me armë.

Fondi i jashtëzakonshëm do të financohet nga një borxh shtesë. Për këtë është e nevojshme një “shkelje” e rregullave të borxhit në kushtetutën e vendit, që i vendos kufi qeverisë në marrjen e huave.

Për këtë arsye qeverisë i duhej mbështetja e opozitës konservatore, për të siguruar mazhorancën prej dy të tretash në Parlament, e nevojshme për të kaluar amendamentet kushtetuese.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Bashkimi Evropian propozon zgjerimin e tregut të karbonit për fluturime

Komisioni Evropian propozoi të premten zgjerimin e Sistemit të Tregtimit të Emetimeve (ETS), duke përfshirë në tregun e karbonit një pjesë të fluturimeve ndërkombëtare që...
13:24 | 17/07/2026

Pas valës vdekjeprurëse të të nxehtit, Franca goditet nga moti i keq! Humbasin jetën 3 persona (VIDEO)

Të paktën dy persona humbën jetën ndërsa stuhi të forta goditën Francën gjatë natës pas një vale të zgjatur të të nxehtit, ndërsa 53,000 familje...
11:54 | 17/07/2026

Inteligjenca artificiale në shëndetësi, OBSH: Mungesa e rregullave rrezikon pacientët

Inteligjenca artificiale po përdoret gjithnjë e më shumë në spitalet europiane, nga diagnostikimi i sëmundjeve deri te përmirësimi i organizimit të punës, por mungesa e...
22:27 | 16/07/2026