Avokati Matlija: Lajm i mirë, sot u hoq një pengesë për të gjykuar Mediun
Avokati i familjes Durda, Dorian Matlija tha për mediat se heqja e një pengese “absurde” juridike është lajm i mirë për nisjen e procesit të gjykimit për ish-ministrin e Mbrojtjes Fatmir Mediun.
“Nuk është hapur rigjykimi i çështjes ndaj Fatmir Mediut, është hapur gjykimi, domethënë është hequr pengesa që të hapej gjykimi. Fatmir Mediu nuk është gjykuar asnjëherë nga gjykata dhe kishte një pengesë që nga viti 2009. Pas 12 vjetësh më në fund kjo pengesë hiqet dhe tashmë jemi në kushtet kur çështja mund të nisë,” – sqaroi avokati.
Sipas tij në 26 mijë faqe dokumentacion nuk mund të flitet se ka vetëm shpërdorim detyre.
Sa i takon kërkesës që Mediut t’i hiqet mandati i deputetit, avokati tha se diçka e tillë do të ishte e padrejtë.
“Është marrëdhënia e tij me zgjedhësit, lidhja që ka me çështjen penale është marrëdhënia e tij me ligjin dhe me interesat e dëmtuara të dikujt që ka bërë kërkesën në këtë gjykatë. Janë dy çështje të ndryshme,” – u shpreh Matlija.
Ndërkohë Gerardo Durdaj, vëllai i 7 vjeçarit që mbeti i vrarë në tragjedinë e Gërdecit, u shpreh për Euronews Albania së vendimi i sotëm për rigjykuar ish-ministrin e Mbrojtjes, Fatmir Mediu, do të thotë shpresë për drejtësi.
Rihetimi i Fatmir Mediut u kërkua nga SPAK, pasi e akuzon si një nga ish-zyrtarët përgjegjës për tragjedinë e Gërdecit.
LEXONI GJITHASHTU:
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta