11 viktima dhe 304 raste të reja me COVID-19 në Shqipëri
Njëmbëdhjetë pacientë me COVID-19 humbën jetën gjatë 24 orëve të fundit në Shqipëri, ndërsa autoritetet diagnostikuan të infektuar 304 persona – pas 2,730 testesh, pozitiviteti 11.1%.
Ministria e Shëndetësisë raportoi pasditen e së martës se viktimat ishin të moshave 51-83 vjeç dhe vinin nga Tirana (4), Durrësi (2), Fieri (2), Lushnja, Elbasani, Fieri dhe Pogradeci.
Paralelisht gjatë kësaj periudhe kohore ministria tha se 593 persona u shëruan nga sëmundja prej COVID-19, ndërsa në spitale mbeten të shtruar 293 pacientë – 11 prej të cilëve në terapi intensive.
Nga të dhënat e përgjithshme rezulton se diçka më pak se 1 për qind e rasteve aktive kanë përshkallëzuar në nevojën për të kërkuar hospitalizim.
Raportimet e ministrisë japin një panoramë lehtësuese, pasi prej datës 6 mars, bilanci rezulton në vijimësi të jetë përmbysur me më shumë të shëruar se sa raste të reja.
Në total janë raportuar 13,422 të infektuar, ndërsa janë shënuar 17,007 raste shërimi. Kjo ka ndikuar që rastet aktive të nisin trendin rënës nga 35,808 që ishte më 6 mars, në 31,879 aktualisht – rreth 4 mijë raste më pak.
Prej nisjes së pandemisë në Shqipëri autoritetet shëndetësore kanë kryer mbi 555 mijë teste, prej të cilave kanë rezultuar të infektuar 22.4% e tyre (124,723 persona).
Nga të infektuarit, 72.7% janë mundur të shërohen (90,617 persona), 25.6% mbeten ende me mbartje të virusit (31,879 persona), ndërsa 1.7% (2,227 persona) nuk ia kanë dalë mbanë.
Prej 11 janarit Shqipëria ka nisur programin e vaksinimit, prej së cilit qeveria deklaroi sot se pritet të kalojë brenda ditës së martë kuotën e 100 mijë injeksioneve. Prioriteti kryesor i programit aktualisht mbeten punonjësit e sistemit të shëndetësisë, arsimtarët dhe të moshuarit.
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta