11-vjeçarja në Prishtinë u abuzua për më shumë se 1 vit, thotë ministri Sveçla

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla deklaroi se 11-vjeçarja e dhunuar më 27 gusht në Prishtinë nga pesë persona, është dhunuar për më shumë se një vit.

Sveçla bëri me dije se autoritetet e sigurisë kanë dalë me këto informacione gjatë hetimeve që janë duke u kryer për rastin.

“Përgjatë hetimeve, kemi kuptuar se nuk bëhet fjalë për një rast, fatkeqësisht nuk bëhet fjalë as për dy raste, por bëhet fjalë për më shumë raste të keqpërdorimit dhe dhunimit të të miturës 11-vjeçare”, tha ai.

- Advertisement -

Sveçla i ka bërë thirrje kryeshefit të Inspektoratit Policor të Kosovës, që të gjithë hetuesit policorë të përfshirë në këtë rast, të thirren në cilësinë e dëshmitarëve.

11-vjeçarja është përdhunuar edhe nga pesë persona më 27 gusht. Për pesë të dyshuarit, autoritetet në Kosovë kanë caktuar masën e paraburgimit prej nga një muaji për secilin.

Për rastin, më 30 gusht ka dhënë dorëheqje drejtori i përgjithshëm Policisë së Kosovës, Samedin Mehmeti për “arsye personale dhe ndërgjegje profesionale”.

Një ditë pas dorëheqje ka dhënë edhe Ali Gashi, i cili ka udhëhequr Drejtorinë për trajtimin e të burgosurve dhe të miturve në Shërbimin Korrektues të Kosovës.

LEXONI GJITHASHTU

LINI NJE KOMENT

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

Bratislavë, Rama batuta me Kovaçevskin: Integrimi na la pa flokë

Kryeministri Edi Rama “kritikoi” vonesat e anëtarësimit në Bashkimin Europian të vendeve të Ballkanit Perëndimor ndërsa mbante fjalën e tij në panelin e diskutimit...

Serbët vijojnë protestat, Kurti në Bratislavë takon Borrell dhe Lajçak

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti pritet të takohet me Përfaqësuesin e Lartë të Bashkimit Evropian Josep Borrell dhe të dërguarin e BE-së për dialogun...

Tensionet në Veri, Rama: Fuqia e ushtrisë serbe në kufi të Kosovës është zero

Kryeministri Edi Rama është i pranishëm në forumin “GLOBSEC 2023” që po mbahet në Bratislavë ku ka folur për situatën ne veri të Kosovës...

TË FUNDIT

Al Pacino pritet të bëhet sërish baba në moshën 83-vjeçare

Mediat amerikane raportojnë se aktori i njohur Al Pacino pritet të bëhet sërish baba në moshën 83-vjeçare. Sipas TMZ, Noor Alfallah, e dashura 29-vjeçare...

Zbulime të reja në Pompei, gjenden trupat e 2 grave e 1 fëmije, viktima të vullkanit

Arkeologët në Pompei zbuluan mbetjet e tre viktimave të tjera të vullkanit Vezuvi, që shpërtheu në vitin 79 të Erës Sonë. Skeletet u gjetën në...

Sondazh

A jeni dakord për rihapjen e basteve sportive sipas kushteve të reja online të qeverisë?
×