11 zyrtarë të Kombeve të Bashkuara të arrestuar në Jemen, OKB kërkon lirimin
Forcat e sigurisë të rebelëve Houthi në Jemen kanë arrestuar 11 zyrtarë të Kombeve të Bashkuara gjatë tre ditëve të fundit, tha zëdhënësi i OKB-së Stefan Dizarik, duke shtuar se organizata botërore po kërkon lirimin e menjëhershëm dhe të pakushtëzuar të tyre.
Diyarik vuri në dukje se OKB-ja është shumë e shqetësuar për arrestimin e personelit të saj dhe se ata i kërkuan Houthis të shpallin arsyen e arrestimit, raportoi Reuters.
Nw deklaratwn pwr media OKB tha se bëhet fjalë për dy gra dhe nëntë burra që punojnë për pesë agjenci të ndryshme të OKB-së. Në mesin e të arrestuarve janë stafi i Agjencisë së OKB-së për të Drejtat e Njeriut, Programi i Zhvillimit, Programi Botëror i Ushqimit, si dhe një punonjës që punon për zyrën e të dërguarit të posaçëm të OKB-së, si dhe gruaja e një punonjësi.
“Ne po kërkojmë të gjitha kanalet në dispozicion për të siguruar lirimin e pakushtëzuar të të gjithëve sa më shpejt të jetë e mundur,” tha Dizarik.
Lufta në Jemen ka vrarë të paktën 150,000 njerëz që nga viti 2014, dhe mijëra njerëz janë burgosur gjatë luftës. Houthi-t arrestuan më parë katër zyrtarë të tjerë të OKB-së, dy në 2021 dhe dy të tjerë në 2023, të cilët mbeten të ndaluar.
LEXO GJITHASHTU:
SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
Numri i të vdekurve nga tërmetet në Venezuelë rritet në 4,734
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë