110-vjetori i Policisë së Shtetit, Rrumbullaku: Burim sigurie e besimi për qytetarët

13 Janar 2023 | 10:27

Në ambientet e drejtorisë vendore të Policisë së Tiranës u zhvillua këtë të premte ceremonia e kremtimit të 110-vjetorit të krijimit të Policisë së Shtetit.

Drejtori i Përgjithshëm Muhamet Rrumballaku e cilësoi policinë burim sigurie dhe besimi për qytetarët.

“Në emër të këtij ideali janë sakrifikuar shumë nga radhët e saj, martirët e Policisë së Shtetit kanë gjakun e tyre në ngjyrën e flamurit kombëtar dhe është një motiv i fortë pse Policia e Shtetit është sot më e angazhuar se kurrë për të ruajtur të denjë misionin e lartë kombëtar,” – u shpreh Rrumbullaku.

Ministri i Brendshëm Bledi Çuçi ka uruar Policinë e Shtetit gjithashtu pavarësisht se nuk mund të ishte i pranishëm për shkak të një vizite zyrtare në Itali.

Ai u shpreh se sot është koha që të matemi me të ardhmen dhe të shfrytëzojmë të gjitha kapacitetet tona për të bërë një kapërcim epokal.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026