118 raste të reja dhe 3 të vdekur nga COVID-19 në 24 orët e fundit

29 Prill 2021 | 17:51

Në 24 orët e fundit në vendin tonë kanë rezultuar pozitivë me COVID-19 118 qytetarë, ndërsa tre persona kanë humbur jetën nga ky virus.

Situata e pandemisë në vendin tonë gjatë gjithë muajit prill ka qëndruar afërsisht në të njëjtin nivel rastesh të reja ditore.

Rastet pozitive të këtyre 24 orëve kanë ardhur si pasojë e 2079 testimeve të kryera.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 719 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 108,606 që nga fillimi i epidemisë.

Aktualisht në spitalet COVID në Tiranë dhe tre spitalet rajonale po trajtohen 129 pacientë, 11 në terapi intensive, nga të cilët 3 pacientë janë të intubuar.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale kujton qytetarët që të mos ulin vigjilencën ndaj virusit, ndërsa në vend vijon vaksinimi.

Komiteti i Eksperteve zhvilloi sot një mbledhje ku vendosi rikthimin e nxënësve të sistemit parauniversitar në shkolla.

Statistika (29 Prill 2021)

Raste të reja ditore        118

Të shëruar në 24 orë      719

Të shtruar në spitale      129

Humbje jete në 24 orë   3

Testime ditore                2079

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë   16089

Fier     1465

Durrës  355

Shkodër   557

Korçë    409

Gjirokastër  313

Vlorë    255

Elbasan  141

Kukës    130

Dibër   103

Berat    99

Lezhë   66

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026